Gazetari Arian Çani në një intervistë për MCN ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend. Ndër të tjera Çani u ndal edhe tek Presidenti Ilir Meta, i cili e quajti anti-kushtetues vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet lokale.
Sipas Çanit Meta tashmë po mendon për daljen e tij më të mirë të mundshme, pasi ai bashkë me LSI-në kanë arritur në pikën zero.
Z. Çani, Presidenti Ilir Meta tha se vendimi Kushtetueses për zgjedhjet lokale është antikushtetues dhe nuk ka detyrim ta zbatojë. Mendoni se do kemi zgjedhje të pjesshme lokale?
Çani: Nuk është se ka ndonjë gjë në dorë për të zbatuar. Zgjedhje të pjesshme lokale nuk besoj. Nuk kuptohet pse Meta refuzon shpalljen e datës. Meta po mendon tani daljen e tij në mënyrën më të mirë të mundshme. Meta ka arritur në pikën zero, bashkë me LSI.
Diskutime rreth kësaj post