• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Meqë e do aq shumë vulën e PD-së”, shpërthen demokrati i hershëm dhe bën propozimin e papritur për Lulzim Bashën

8 December, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
309
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i grupimit të Dhjetorit të 90-ës, Bislim Ahmetaj ka folur sot për ditën e Rinisë, por edhe për përplasjet brenda partisë Demokratike.

Teksa rikujtoi emocionet e 8 dhjetorit 1990 që solli rrëzimin e diktaturës nga protesta studentore, Bislim Ahmetaj theksoi se mentaliteti i trashëguar nga komunizmi la gjurmë të thella në shoqërinë shqiptare.

“Ajo ditë ka shënuar çlirimin nga kampet e internimit të qindra mijëra familje. Burgjet e vogëla të Shqipërisë atë ditë kanë marrë goditjen e fortë. Një shtet pa demokraci është i pavlefshëm. Uroj gjithë shqiptarët gëzuar 8 dhjetorin. Ishte bashkim organik i shtresave më cilësore të këtij vendi. Ne nuk është se na mungonte mendja, por na u bashkuan dhe pedagogët dhe qytetarët e Tiranës. Kjo solli themelimin e pluralizmit shqiptar. Solli PD-në që u bë udhëheqëse transformuese të këtij vendi. Demokracia jonë nuk është funksionale përshkak të gjurmëve të errëta që ka lënë diktatura. Produkti më i keq ka qenë njeriu i ri , sigurimsi i shtetit që spiunonte babain , vëllain, nënën. Mentaliteti që trashëguam, la gjurmë të thella te njerëzit. E kemi parë këtë në lidershipe. Shih lidershipin që drejton sot PS, apo PD. Kryetari i mazhorancës sot është përfaqësuesi më dinjitoz i Hitlerit. Nuk pyet për asgjë. E njëjta gjë është dhe me kryetarin e opozitës, zgajtimi i mazhorancës. Nuk pyet për asgjë. Bartësit e mentalitetit të vjetër nuk ka rëndësi ca moshe kanë”, deklaroi Ahmetaj në një inetervistë për Fax.

Ai nuk fshehu as ironinë për Lulzim Bashën. Teksa i përmendi tradhtinë që sipas tij i bëri artistëve me shembjen e Teatrit Kombëtar. Ahmetaj ‘propozoi’ që Lulzim Basha të zëvendësojë rojen e Selisë Blu, i quajtuar Papi.

“Ne nuk kemi pasur aftësinë të parashikonim shumë gjatë se çfarë do të ndodhë në Shqipëri. Ne menduam se me ardhjen e demokracisë mund të zhvillohej gjithçka. Shqipëria nuk e ka pasur të lehtë të kalojë gjithë këto sfida në pak vite. U ndryshua sistemi jo populli. Oficerët e sigurimit të shtetit ju vërsulën PD-së, partive tjera për ta penguar këtë ndryshim. PD dhe PS, ish partia e punës, kanë trashëguar të njëjtin habitat. Kanë marrë nga i njëri grup njerëzish. PD reale festoi sot në qytet studenti. Aty sot në takim kishte të paktën 200 veta, të ardhur dhe nga jashtë. Ishte dhe brezi i rinisë së sotme. Në 25 vjetorin e themelimit të PD-së i kam thënë ‘je njeriu më me fat’ në këtë vend, sepse mund të bashkosh brezin intelektual të PD-së të kohës së Berishës me brezin e ri. PD sot të vjen keq ta shohësh. Shihni ku festoi sot Lulzim Basha, në Ar Turbina. Ka bërë tradhti ndaj artistëve. Gjen sot simbolikën e teatrit të prishur për të shkuar të festojë sot. Në Qytet Studenti pashë njerëzit më të qëndrueshëm në vite. Kuvendi i 11 dhjetorit do të jete rithemelimi i PD-së. Nuk them ta përjashtojmë. Meqenëse e do aq shumë vulën, le të bëhet roje te dera e PD-së dhe të rrijë aty e të vazhdojë shërbimin në vend të Papit, që është një nga njerëzit më të nderuar në PD. Referendumi në 11 dhjetor do të jetë ai që Bashën do e nxjerrë në pakicë ekstreme”, tha ai.

Paraardhëse

“Dhjetori ishte një ngjarje dhe po aty mbaroi”, analisti Neritan Sejamini del me deklaratën e fortë

Pasardhëse

Maliqi ngre pikëpyetje të mëdha mbi Bashën: Pse nuk e dëgjoi Amerikën kur i thanë të mos braktis zgjedhjet lokale, por e dëgjoi për shpalljen non grata të Berishës

Pasardhëse

Maliqi ngre pikëpyetje të mëdha mbi Bashën: Pse nuk e dëgjoi Amerikën kur i thanë të mos braktis zgjedhjet lokale, por e dëgjoi për shpalljen non grata të Berishës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.