• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Eno Bozdo: Ju tregoj se cili është skenari më i keq që e pret PD-në pas dy Kuvendeve

6 December, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
343
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Demokrati Eno Bozdo ka folur rreth krizës që ka kapluar së fundmi Partinë Demokratike. Sipas Eno Bozdos, Lulzim Basha kishte detyrën të transformonte PD-në nga një front antikomunist në një parti popullore të qendrës së djathtë, por që nuk diti ta bënte këtë gjë.

“Ka dy lloje analizash për këtë krizë. E para që zihen demokratët kush ka të drejtë Berisha, Basha apo një palë e tretë që s’është me asnjërën palë. Kjo është analizë e kësaj kohe. Por ka një analizë tjetër që ka lidhje me rolin e PD-së në shoqërinë shqiptare. Dy etapa. E para ka qenë e themeluesve të PD-së, Berishës dhe të tjerë. Berisha pati meritën që edhe pas një rënie katastrofike të vitit 97 por dhe ta ringrinte. Në vitin 2004-05 pati një bashkim i të gjitha forcave. Me mbylljen e ciklit të Berishës, lidershipi i kaloi zotit Basha. Ai duhet të bënte transformimin e kësaj partie nga një front antikomunist në parti popullore te qendrës së djathtë. Nuk dinte ta bënte. Nuk është mëkat të mos dish. Edhe me këshillat e atyre që e deshën për ta transformuar në kauza, edhe këto nuk i ndoqi ndonjëherë. Miks mes mosdijes dhe mosdashjes. Janë bërë 30 vite dhe PD i rikthehet figurës së Berishës si i vetmi lider. Tragjikja është se i rikthehemi një personi që duam apo jo me të cilin demokratët kanë njohur ditë të mira. Ndodhet në krizë të thellë identiteti”, tha Bozdo.

I pyetur nëse është zoti Berisha njeriu i duhur për ta kthyer PD-në në fitore, Eno Bozdo deklaroi se sot nuk flasim për përballje me Edi Ramën por diskutohet ekzistenca e PD-së.

Ai për më tepër bëri një parashikim të skenarit më të keq për PD-në, duke u shprehur se pas dy kuvendeve mund të kemi Berishën që ka shumicën e partisë dhe Bashën që ka vulën e partisë, gjë e cila mund të çojë në konflikt që zgjat me vite.

“Zgjidhja për ta çuar PD-në në fitore me zotin Berisha lider është një problem më vete. Në rastin më tolerant e shoh z.Berisha një lider të përkohshëm për të përgatitur gjeneratën e re të PD-së. Do shohim si do të shkojnë ngjarjet. Z.Berisha ka me vete masivisht demokratët. Ajo që bashkon njerëzit nuk është thjeshtë tifozlliku por dëshira e madhe e demokratëve për të ndryshuar gjërat në PD. më saktë është pakënaqësia ndaj z.Basha. Basha nuk është një lider që mund të garantojë më fitoren. Sot jemi në parti të dizintegruar. Kemi nevojë për një lider që motivon. Nuk është Berisha lideri i duhur për ta çuar në fitore. Ne nuk jemi këtu për të diskutuar fitoren me Edi Ramën sesa për të diskutuar ekzistencën tonë. Pas dy kuvendeve mund të shkojë drejt një formacioni ku njëri ka partinë me vete dhe tjetri ka vulën. Ky konflikt i hapur mund të zgjasë me muaj dhe me vite. Ky do të ishte skenari më i keq për PD-në”, theksoi ai.

Paraardhëse

SHBA zbardh strategjin që do të shkaktojë “tërmet”: Hapa kundër atyre që fshehin pasuritë dhe pastrojnë të ardhurat! Ja 5 shtyllat

Pasardhëse

Ibra sulmon rëndë Man Unitedin: Më ndalën 1 euro nga rroga pasi mora një lëng frutash në hotel

Pasardhëse

Ibra sulmon rëndë Man Unitedin: Më ndalën 1 euro nga rroga pasi mora një lëng frutash në hotel

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.