• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Sali Berisha “kalon” oqeanin, çon “Foltoren” në SHBA: Më 11 Dhjetor rithemelojmë PD-në

5 December, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
267
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Rithemelim të Partisë Demokratike, kështu e ka përkufizuar ish-kryedemokrati Sali Berisha Kuvendin Kombëtar të thirrur më datë 11 Dhjetor.

Në “Foltoren” ku zhvilloi takim virtual me mbështetësit e tij në SHBA, Berisha u shpreh se në këto 8 vite Shqipërisë, i ka munguar opozita për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme në kushtet kur sipas tij, çdo gjë kontrollohet nga qeveria.

“Sot pas 30 vitesh njësoj si 30 vite më parë, shqiptarët përballen me një diktaturë të llojit tjetër, me një regjim të bazuar në drogë, krim dhe modelin e shkuar të Shqipërisë. Shteti ligjor është zëvendësuar me shtetin e kapur të plotokratëve të drogës dhe krimit që vendosin sot kudo në rrugë, institucione, parlament dhe qeveri. Për shqiptarët alternativë e vetme sigurie për jetën ka mbetur largimi i tyre masiv nga Shqipëria.

Sot ata paguhen më pak se të gjithë popujt e Ballkanit në një kohë kur rroga e tyre mesatare ishte më e larta në rajon. Sot ata paguajnë çmimet më të shtrenjta. Sot ata përballen me pasiguri të madhe për jetën dhe pronën e tyre. Përballen me një mjerim në thellim, në të cilin varfëria ekstreme është rritur me 3 dhe 4 herë. Shqiptarët kanë humbur zemrën e lirisë së tyre dhe votën e lirë. Prej 8 vitesh shoqëria shqiptare voton, narko qeveria numëron votat. Opozita nuk arriti asnjëherë të imponojë zgjedhje të lira dhe të ndershme duke ndjekur modelin e kundërshtarit, armik të votës. Deformoi votën brenda Partisë Demokratike. për ne është e qartë si drita e diellit se vota e lirë është ADN e vlerave të lirisë. e ligjeve dhe shtetit ligjor.

Ndaj dhe kjo lëvizje e cila synon t’i japë vendit një opozitë të vërtetë që të qëndrojë fuqishëm ndaj regjimit. Një opozitë që të ngjall shpresë dhe besim te qytetarët shqiptarë dhe natyrisht me qëllimin e saj të rikthejë në Shqipëri ligjin dhe vlerat konservatore të cilat kanë bërë botën e lirë, traditën më të shkëlqyer, dashurinë për vendin. Më 11 Dhjetor rithemelojmë de facto Partinë Demokratike”, u shpreh Berisha

Paraardhëse

Atdheu e thotë hapur çfarë do të ndodhë me Borën dhe Donaldin: Do lidhen kur të dalë jashtë, asnjë femër s’është e fortë

Pasardhëse

Dy ditë para Kuvendit të Berishës, i dërguari i SHBA vizitë në Tiranë, takim me Ramën dhe Bashën

Pasardhëse

Dy ditë para Kuvendit të Berishës, i dërguari i SHBA vizitë në Tiranë, takim me Ramën dhe Bashën

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.