• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Reagime të ashpra, demokratët shpërthejnë ndaj Kreshnik Çollakut: O legen nuk jemi serb, kërko falje

5 December, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
895
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti i Lulzim Bashës, Kreshnik Çollaku, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka krahasuar “Foltoren” me strukturat paralele të Beogradit.

“E vërteta përkundër iluzioneve Aq sa strukturat paralele të Beogradit në Kosovë mund të shkarkojnë Albin Kurtin aq dhe një strukturë paralele (nëse quhet Foltore apo jo ) mund të shkarkojë Lulzim Bashën”, shkruan Çollaku.

Pas kësaj, shumë anëtarë të Kryesisë së FRPD, kanë reaguar dhe dënuar me forcë këtë deklaratë të Çollakut, duke e quajtur të turpshme.

Në reagimet e tyre, anëtarët e Kryesisë së FRPD, shkruajnë se deputeti i Lulzim Bashës, duhet të kërkojë falje dhe të hiqet nga grupi parlamentar i PD.

“Nuk jemi serb, ose të kërkojë ndjesë ose Lulzim Basha përtej servilizmit të tij duhet të heqë nga grupi parlamentar i PD”, shkruan Albano Stolaj.

I revoltuar për deklaratën e Çollakut, edhe Valter Meshi i është kundërvënë. Përmes një postimi në rrjetet sociale Meshi shkruan se; “e dënon me forcë këtë deklaratë dhe u bën thirrje të gjithë delegatëve të shporrin njëherë e mirë këta monstra që krahasojnë Foltoren me militantët e Beogradit”.

“Ky legen që vetë është deputet dhe motran injorante që të gjithë qeshin me të kryetare dege, krahasoka “Foltoren” me strukturat e Beogradit është një shëmbëlltyrë e ne**veritshme e Partisë Demokratike.

Dënoj me forcë këtë deklaratë dhe u bëj thirrje të gjithë delegatëve të shporrim njëherë e mirë këta monstra që, Foltoren e krahasojnë me militantët e Beogradit, me llum.

Me 11 Dhjetor është kjo një arsye e madhe që duhet të marrim pjesë në Kongresin e jashtëzakonshëm dhe të çlirojmë Partinë Demokratike nga këta monstra që vetëm dashnoret e tyre i njohin si delegat.
Partia Demokratike do të rithemelohet fuqishëm me datën 11 Dhjetor”, shkruan ai.

Ndërkaq Revi Kazani shkruan se : “Nuk mjafton fshirja e këtij statusi! Kreshnik Çollaku kërko falje. E turpshme që në të vërtetën tënde konfilkti në PD qenka njësoj me konfilktin Kosovë- Serbi.

Deri ku mund të shkojë servilzimi ndaj njëshit të partisë?

Të jesh anëtar kryesie i Partisë Demokratike të Shqipërisë do të thotë të mbash përgjegjësi politike para Demokratëve për qëndrimet që ke dhe ato që thua dhe shkruan“.

Më poshtë, një status i anëtarit të kryesisë [ilegjitime] të PDSH, njëherësh edhe deputet i PD, i cili e paralelizon Foltoren me strukturat e Beogradit. Ky status u fshi më vonë nga vetë autori.

“Zotëria në fjalë duhet t’u kërkojë falje publikisht demokratëve, për ofendimin që u ka bërë”, shkruan Eden Kollçinaku./ Syri tv

Paraardhëse

Kukësi s’i ofron asnjë mundësi, 9-vjeçari ngre flamurin e Kosovës, fiton turneun ndërkombëtar

Pasardhëse

Gazment Bardhi: Kartat e delegatëve janë të falsifikuara, i kanë prodhuar persona të paidentifikuar pa autorizimin e partisë

Pasardhëse

Gazment Bardhi: Kartat e delegatëve janë të falsifikuara, i kanë prodhuar persona të paidentifikuar pa autorizimin e partisë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.