• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Mimoza Hajdarmataj: “Foltorja”, revolucioni pas 30 vjetësh që po i prin sërish Berisha dhe po ngjall shpresë

5 December, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
733
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Mimoza Hajdarmataj, anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së, ish-deputete e Tropojës dhe sot një nga mbështetëset më të forta të liderit historik Sali Berisha dhe të Kuvendit të 11 Dhjetorit, e konsideron Lëvizjen

Foltorja “një revolucion” që po ndodh pas 30 vjetësh dhe që po drejtohet nga e njejta figurë, Sali Berisha.

“Do doja shumë të kishit qenë aty për ta shijuar, sepse nuk do mundemi dot ne që ishim atje t’iua përcjellim, – tregoi znj. Hajdarmataj në FaxNews për takimin që u zhvillua ditë më parë në Tropojë. Vizita e liderit historik të PD-së, Foltorja e radhës në Tropojës, ngjante si një festë e vërtetë.  Përtej asaj që Sali Berisha është një figurë kombëtare, është lideri historik i së djathtës në Shqipëri, por është biri i Tropojës.

Ai e shprehu vetë që jam krenar që kam lindur… nga Malësia e Gjakovës. Vërtetë quhemi tropojanë, por na pëlqen dhe vazhdojmë ta themi të gjithë se është Malësia e Gjakovës.

Dhe do të doja ta nxjerr pak përtej ndjesive lokaliste. Dua ta lidh me një erë të re që po ndodh, “Foltorja” dhe e gjithë kjo gjë që po ndodh është një gjë fantastike, i kishim harruar këto emocione. Doja të përcillja se janë emocione, është shpresë. Emocionet janë pjesë e çdo Foltoreje, por tashmë po ndodh një revolucion pas 30 viteve dhe është po e njëjta figurë, është po Sali Berisha që po i prin kësaj pune dhe po ngjall shpresë.

Unë kam shkuar dy orë përpara se të fillonte “Foltorja”, hyra në sallë dhe nuk kishte më asnjë vend të lirë, – tha ish-deputetja e PD. – Të tjerë që kanë ardhur kanë mbetur jashtë ose kanë mbushur korridoret anësore. Dy orë përpara nuk kishte më asnjë vend në sallë! Edhe ne e ndienim kënaqësinë të takonim demokratë me një shpresë të kthyer, me dëshirën e madhe për ta ribërë Partinë Demokratike sepse kishim rrëshqitur goxha keq.

Bashkë me z. Berisha dhe ne që e konstatuam, jemi përlotur të them të drejtën; u përlota edhe vetë. Ishte entuziazmi, energjia që përcjellin njerëzit. Ai e tha edhe vetë, ishte një shprehje që mua më ka ngelur në mendje: “Njerëzit e vërtetë i përcjellin ato emocione”. Njerëzit fals, njerëzit e shtirur, njerëzit me interesa siç ishin tetë vjet të Partisë Demokratike, nuk përcjellin emocion.

Ndërkohë që kjo që po ndodh… janë tamam demokratët e vërtetë, baza që po e ndjek doktor Berishën. Kjo është shpresa. Nuk është vetëm lideri që prin, por është edhe atmosfera apo mbështetja që ai gjen tek demokratët”, theksoi në vijim znj. Hajdarmataj.

Paraardhëse

“Big Brother Vip”, Albërije Hadërgjonaj shpërthen ndaj produksionit: I përdorën për shikueshmëri

Pasardhëse

Vetëm një javë pas lindjes së vajzës, Marina Vjollca rikthehet në ekran

Pasardhëse

Vetëm një javë pas lindjes së vajzës, Marina Vjollca rikthehet në ekran

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Rama kërkon mbledhje urgjente me deputetët e PS ditën e shtunë, zbulohet agjenda

Nga lajme5
19 June, 2026
0

Kryeministri Edi Rama pritet paraditen e së shtunës të drejtojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të...

Lajme.al uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Kurban Bajramin

27 May, 2026

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

16 April, 2026

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.