• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

11 dhjetori bëhet fakt, shpallen me emër dhe mbiemër 1850 delegatët që e mbledhin atë

4 December, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
165
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Mbështetësit e Berishës, kanë arritur të bëjnë publike mbi 1850 nënshkrimet të vlefshme, për të mundësuar mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së.

Pas shpalljes së delegatëve të Fierit dhe Shkodrës, këtë fundjavë tashmë ka përfunduar transparenca e mëse 1/4 të delegatëve që heqin çdo dyshim për tubimin që me sa duket do të mbahet në stadiumin Arena Kombëtare.

Shkallët e selisë blu, janë shndërruar prej ditësh në platformën e transparencës ku delegatët e kuvendit po publikojnë me emër dhe mbiermër vullnetin e tyre kundër kryetarit të partisë që qëndron në zyrën sipër.

Fillimisht Elbasani, pastaj Durrësi, Gjirokastra, Kavaja, Vora, Rrogozhina dhe Saranda, duke përfshirë pothuasje të gjitha degët e PD-së në Tiranë, po thonë pa frikë se i janë bashkuar nsimës së ndërmarë nga foltorja e Sali Berishës.

Ky proces që u fillua nga deputeti i Tiranës, Agron Shehaj i cili verifikoi në zyrën e Edi Palokës se 98% të firmave të atyre që kishte verifikuar ai në dy degët e PD-së ishin të sakta, po vijon me shpalljen e emrave ditë pas dite.

Sipas një llogarie të thjeshtë të bërë deri më tani, janë rreth 1850 delegatë, pra 25% e tërësisë së Kuvendit Kombëtar që kanë pranuar të shfaqin publikisht pozicionimin e tyre (shiko poshtë, në fund të faqes).

Ndonëse kjo shifër është ende larg larg sigurimit një shumice për të marrë vendime (mbi 50%), ajo ka rëndësi sepse krahu i PD-së zyrtare, që nuk e njeh vërtetësinë e firmave nuk ka kontestuar askënd nga emrat e bërë publike dhe të lexuara përpara selisë.

Pra këta rreth 1850 që janë bërë publikë deri tani, mund të shërbejnë si një kampion për vertetësinë e nënshkrimeve që gjenden në kasafortën e Edi Palokës.

Që kur Berisha shpalli se ai kishte arritur të mbledhë mbi 4200 delegatë rreth vetes, Lapsi.al një një qëndrim editorial, kërkoi me forcë transparencë për publikun, sepse askush në një parti politike legale nuk mund ti mbajë ilegalë mbështetësit e vet, ku me sa duket, pesioni publik për transparencë ka bërë të vetën.

Po ti shtosh këtyre instrumentalizimin nga selia qëndrore të ndonjë kazusi si i ai i Freskida Rapos, delegates që pretendoi se i është fa*lsifikuar firma, pasi ajo nuk kishte nënshkruar, apo ndonjë gjysëm investigim si ai i Fiks Fare, kuptohet që “Foltorja” ka qenë e dënuar të japë prova.

Dhe kjo tashmë po ndodh para syve tanë dhe në shkallët e selisë së partisë më të madhe të opozitës.

“Këto shpallje publike do të vazhdojnë deri një ditë para kuvendit për të bindur edhe më skeptikët se ne i kemi firmat dhe se ata që do të mblidhen në datë 11 janë të vetmit delegatë të ligjshëm”, tha për Lapsi.al një burim nga “Foltorja”.

Në fakt, statistikat dhe përqindjet e delegatëve të bërë publikë ditët e fundit përkojnë edhe me dy anketa të opinionit publik, një në Euronews dhe një në Ora News, lidhur me avantazhin që ka Berisha kundrejt Bashës.

Pra dallohet qartë se mbështetësit e liderit historik kanë vendosur ta gryejnë përditë dhe dalë ngadalë targetin e tyre, duke i publikuar ditë pas dite emrat e atyre që më shumë se pro Berishës duket se kanë firmosur kundër tij.

Delegatët që jane bëre publikë sipas degëve (e përditësuar)

Shkodër, kanë firmosur 232 delegatë nga 271 gjithsej.

Fier kane firmosur 317 delegatë nga 358 gjithsej.

Sarandë, kane firmosur 100 delegatë nga 140 gjithsej.

Gjirokastër kane firmosur 100 delegatë nga 151 gjithsej.

Durrës, kane firmosur 207 delegatë nga 275 gjithsej.

Elbasan, kane firmosur 272 delegatë nga 409 gjithsej.

Rrogozhin kane firmosur 51 delegatë nga 85 gjithsej.

Kavajë kane firmosur 76 delegatë nga 117 gjithsej.

Vorë kane firmosur 54 delegatë nga 65 gjithsej.

Dega 1 Tirane kane firmosur 75 delegatë nga 90 gjithsej.

Dega 3 Tirane kane firmosur 77 delegatë nga 86 gjithsej.

Dega 4 Tirane kane firmosur 97 delegatë nga 111 gjithsej.

Dega 5 Tirane kane firmosur 70 delegatë nga 100gjithsej.

Dega 6 Tirane kane firmosur 65 delegatë nga 82 gjithsej .

Dega 7 Tirane kane firmosur 46 delegatë nga 86 gjithsej.

Dega 9 Tirane kane firmosur 70 delegatë nga 91 gjithsej.

Dega 11 Tirane kane firmosur 88 delegatë nga 117 gjithsej.

Paraardhëse

Tha se i dha fund me Borën, por ky reagim i Donaldit bëri sërish lëmsh rrjetin

Pasardhëse

Ja cilat janë përfitimet e jashtëzakonshme që merrni nga llumi i kafesë

Pasardhëse

Ja cilat janë përfitimet e jashtëzakonshme që merrni nga llumi i kafesë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.