• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Pse u fundos Sali Berisha nga SHBA? Ramush Haradinaj ia thotë ‘troç’ ish-kryeministrit: Mos i shpall luftë Amerikës

29 November, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
1.6k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, komentoi përplasjen mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, pas vendimit të këtij të fundit për ta përjashtuar ish-liderin historik demokrat nga grupi parlamentar i PD.

Pjesë nga intervista në Vizion Plus

Ju thatë që në atë kohë dola kundër dhe bëra shumë armiq, por në fakt edhe ish-kryeministri Berisha që është shpallur non-grata nga SHBA, thotë se i doli kundër kësaj ideje të George Soros dhe prandaj u shpalla non-grata. Si i keni parë këto deklarata të zotit Berisha që ka qenë një politikan që është shprehur në atë kohë për këtë gjë?

Është e vështirë të përcaktohet pse kanë ardhur këto dhe si kanë ndodhur zhvillimet në Shqipëri me z. Berisha, doktorin dhe kryetarin e PD-së dikur. E kemi kurrëgjë me mbajt qëndrim, por ne në Kosovë tregohemi shumë të kujdesshëm në marrëdhëniet me SHBA dhe sillemi me respekt në takime pune. Shprehim mirënjohjen tonë, qëndrimet tona, ndonjëherë ndodh edhe të mos pajtohemi, por nuk bëjmë asnjeherë diplomaci publike, luftë qëndrimesh. Për shkak se SHBA-të kanë qenë vendimtare në ndërprerjen e gjenocidit të Serbisë mbi Kosovën dhe për shkak të bombardimeve që i shkaktuan Serbisë, në mbrojtje të territorit të Kosovës.

Është një lloj mirënjohjeje?

Është një lloj marrëdhënieje që i ka kodet e veta. Ne nuk i thyejmë këto kode në marrëdhëniet me Amerikën dhe prandaj duhet të bëjmë kujdes.

Por, a mendoni se Berisha mund të jetë ndëshkuar për këtë gjë?

Nuk e kam të qartë, për momentin e kam të vështirë të flas. Unë kam kaluar sfida mjaft të mëdha, kundërshtime, por nuk kemi arritur në një shkallë moskuptimi me amerikanët. Shumica prej zyrtarëve amerikanë, se unë kisha vendosur taksën, mirëpo ne vazhdojmë marrëdheniet me Amerikën, komunikimin. Ishin amerikanët edhe në kohën e taksës që më përkrahën për ushtrinë, pra edhe kur unë i thoja jo për heqjen e taksës me Serbinë, prapë Amerika, ma shpërbleu qëndrueshmërinë me dakordimin për ushtrinë e Kosovës, që ishte një akt domethënës. Ata mbrojnë sigurinë, mbrojnë interesin kombëtar të Kosovës. Unë do të doja që të ndërpritet ndonjë debat, diskutim ose diplomaci publike armiqësore ose kundërshtuese se nuk është në dobi të askujt.

Ju mendoni se është çështje administrate? Ndikon administrata në SHBA?

E kam të vështirë të komentoj më shumë. I bëj apel të gjithë shqiptarëve kudo që janë, që mos ta nxjerrin veten në pozicione të një lufte publike me administratën e Amerikës sidomos kur synojmë për BE. Ne kemi ndikime të tjera më të mëdha si Rusia e të tjerë. Mendoj se kemi nevojë për aleatë si Amerika, për mirëkuptime, edhe nëse ndodh ndonjë tejkalim, ndonjë keqkuptim ka mënyra për t’i zgjidhur çështjet ashtu sic i zgjidhin familjet tona ose të paktën me interes të ndërsjelltë.

Paraardhëse

Oerd Bylykbashi paralajmëron goditjen e fortë për Lulzim Bashën më 11 dhjetor

Pasardhëse

Beteja në selinë blu, Agron Shehaj: Ju tregoj dy arsyet për çfarë kanë shërbyer “Foltoret” e Berishës

Pasardhëse

Beteja në selinë blu, Agron Shehaj: Ju tregoj dy arsyet për çfarë kanë shërbyer “Foltoret” e Berishës

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.