• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kërkoi dorëheqjen e tij, Bardhi i përgjigjet Berishës: Shpreh keqardhjen për këtë kërkesë të pambështetur

23 November, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
226
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur Sali Berishës, teksa ky i fundit kërkoi dorëheqjen e tij. Bardhi tha se të gjithë janë votuar me votën personale të Sali Berishës.

Intervista:

Pyetja: Përse ishte e nevojshme që të zhvilloheshin dy Kuvende dhe a mund ta themi me plotë bindjen se Partia Demokratike tashmë e ka pësuar një çarje dhe është në dy grupime të mëdha?

Gazment Bardhi: Padiskutim që ka një përpjekje, një tentativë të zotit Berisha për të dëmtuar Partinë Demokratike, për të dalë kundër Partisë Demokratike, për të dalë kundër institucioneve të Partisë Demokratike. Të gjithë kujtojnë që zoti Berisha e nisi një lëvizje për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe ditën kur skadonte afati për të dorëzuar kërkesën që Kryesia e partisë apo Këshilli Kombëtar të kishte mundësinë për të thirrur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të partisë, devijoi nga procedura dhe vendosi t’i mbyllë kërkesat apo firmat për aq sa janë mbledhur në kasafortën personale të zotit Paloka. Në atë moment Kryesia e partisë nën përgjegjësinë që ka në raport me secilin prej anëtarëve të Kuvendit, me secilin prej anëtarëve të partisë, por edhe mbështetësit e Partisë Demokratike, gjykoj se pavarësisht se sa është numri i atyre që kanë kërkuar thirrjen e Kuvendit Kombëtar, Partia demokratike do të duhet të zhvillojë një Kuvend Kombëtar ku të dëgjohet zëri anëtarëve të Kuvendit pavarësisht opinionit apo mendimit që ata mund të kenë. Ajo që unë kam parë dhe kam vrenjtur me keqardhje gjatë gjithë këtyre ditëve kamë parë që ka një tentativë që në datën 11 të bëhen bashkë në një tubim Sali Berisha, Edi Rama apo njerëzit e Edi Ramës dhe njerëzit e Ilir Metës. Dhe kjo është një fatkeqësi e madhe sepse është padyshim një tubim kundër interesit të Partisë Demokratike, kundër Partisë Demokratike.

Pyetje: Pak ditë më parë Sali Berisha i bëri thirrje dinjitetit tuaj dhe ju kërkoi që së bashku me nënkryetarët e partisë të jepni dorëheqjen. A jeni ju përballë një vendimi të tillë dhe a do ta ndërmerrnit këtë hap?

Gazment Bardhi: Së pari, e kam dëgjuar dhe dua të shpreh keqardhjen time për këtë kërkesë të pambështetur të zotit Berisha. Qoftë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, qoftë nënkryetarët e Partisë Demokratike janë zgjedhur në mbledhjen e datës 30 gusht të këtij viti nga Këshilli Kombëtar. Kanë marrë votën personale të Sali Berishës në zgjedhjen e tyre dhe në një moment të caktuar ku secili prej nesh vendos që përballë interesit të Sali Berishës të vendosë dhe t’i japë prioritete interesit të Partisë Demokratike, interesit të demokratëve, ne shpallemi jo legjitim, ne shpallemi të shitur dhe na kërkohet të japim dorëheqjen apo të largohemi nga funksionet tona. Fjala vjen, rregulli që zoti Berisha flet për zgjedhjen e lidershipit të partisë me dy alternativa, se kjo është arsyeja që ai jep për konsiderimin e sekretarit të përgjithshëm dhe nënkryetarëve të partisë si jolegjitim. Sipas statutit nuk është një rregull që vepron për pozicionin e sekretarit të përgjithshëm apo të nënkryetarëve të partisë, është një rregull që vepron për kryetarin e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, por duke qenë se kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, i zgjedhur në të njëjtën formë dhe në të njëjtën mënyrë si sekretari i përgjithshëm dhe nënkryetarët, në këtë moment është rreshtuar përkrah zotit Berisha ai njihet si legjitim nga zoti Berisha, madje është konsideruar i vetmi institucion, kryetari i Këshillit Kombëtar, i vetmi institucion legjitim brenda Partisë Demokratike dhe pse është zgjedhur në të njëjtën formë siç është zgjedhur sekretari i përgjithshëm dhe nënkryetarët. Pra, ka një dopjo standard në këtë rast. Unë e kam thënë dhe në mbledhjen e kryesisë dhe e përsëris, asnjëri prej nesh nuk ka asnjë arsye për tu ndier keq, as për tu intimiduar në raport ushtrimit të detyrës dhe përgjegjësive që kemi përpara demokratëve, sepse cilido që gjatë kësaj periudhe nuk do ti bindet zotit Berisha do të shpallet prej tij jolegjitim, që kështu nuk ka asnjë surprizë në kërkesën e zotit Berisha.

Paraardhëse

Sali Berisha: Ka ndërruar jetë njëri nga personalitet më të njohur, më të dashur e më popullor në Shqipëri

Pasardhëse

Basha mbledh Kuvendin me 18 dhjetor, deputeti i PD-së tregon qëllimin e tij

Pasardhëse

Basha mbledh Kuvendin me 18 dhjetor, deputeti i PD-së tregon qëllimin e tij

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.