• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Kush merr pjesë në Kuvendin e Berishës përjashtohet nga PD”, Edi Paloka i përgjigjet Bashës

17 November, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
456
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka ka folur në lidhje me situatën që po kalon Partia Demokratike.

Gjatë një interviste, Paloka komentoi dhe deklaratat e Lulzim Bashës sot gjatë mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve, ku kërcënoi me përjashtim të kujtdo që do të marrë pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit dhe që sipas tij do të krijojë institucione paralele me PD.

Ai shtoi se shumica vendos mbi pakicën, ndërsa shtoi se do të ishte çmenduri dhe katastrofë për drejtuesit aktualë të PD nëse tentojnë të bëjnë një gjë të tillë.

Pjesë nga intervista:

Z.Paloka, po tentoni të luani rolin e një ndërmjetësi, te cili Kuvend do të merrni pjesë, 11 apo 18 dhjetor?

Uroj që kjo çështje të mbyllet me sa më pak dëme për PD-në. Nëse do të ecet me këtë rrugë, e kam deklaurar, unë do të jem më shumicën e delegatëve, me 4200 delegatëve që kanë kërkuar mbledhjen në datën 11.

I trembeni përjashtimit?

Duhet ta kemi parasysh të gjithë. Në mbledhjen e kryesisë së PD, dy prej nënkryetarëve të PD, i pari tha se edhe nëse PD përçahet, nuk kemi ça ti bëjmë do të ndodhë. E dyta deklaroi me qetësinë më të madhe që nëse ka ardhur momenti që PD të shkatërrohet, atëherë le të shkatërrohet. Këtu pastaj emi përballë, jo me Edi Palokën, por me shumicën e demokratëve. Ne nuk mund të lejojmë që për hir të karrigeve, për hir të dy zyrave që mbajnë disa njerëz sot në PD të shkatërrohet PD. Nuk e di kush mund ta pranojë këtë. Nuk e di çfarë mendje e sëmurë të jetë që edhe ta thotë edhe ta mendojë që kjo mund të ndodhë me qetësinë më të madhe. PD është partia që unë kam themeluar me studentët e Dhjetorit, me Sali Berishën, Azem Hajdarin, Aleksandër Meksin e shumë të tjerë, PD është jeta ime, kam 30 vjet në këtë parti, janë dhe shumë të tjerë si unë.

PD nuk janë ato zyra që kemi ne, as ato akrrige, as vula, por janë ata qindra e mijëra demokratë, militantë, që janë anëtarë të PD që nga 11 dhjetori i 1990, janë përleshur dhe burgosur, janë prej 8 vitesh rrugëve nën dhunën e një qeverie që më antishqiptare nuk mund të bëhet, këta janë PD-ja. Nëse dikush për një moment për interesa të tij mendon, pra një pakicë, se mund të largojë shumicën dhe të mbajë karriget dhe zyrat vetë, kjo nëse do të ishte e vërtetë, sepse uroj të mos ketë asgjë të vërtetë, do të ishte katastrofë për ata, jo për demokratët. PD është e militantëve, e anëtarëve të saj, e atyre 620 mijë votuesve të PD, nuk është as e Edi Palokës, as e Lulzim Bashës, madje as e Sali Berishës nëse ai do të sillej në këtë mënyrë.

Vendos shumica në PD, vendos anëtarësia dhe unë për këto arsye deri më sot kam këmbëngulur dhe kam kërkuar që palët të gjejnë një zgjidhje mes tyre. Dhe e vetmja zgjidhje ishte vota. Ia kam kërkuar Lulzim Bashës. Sali Berisha natyrshëm ka dalë në këtë zgjidhje, kërkon votën për të zgjidhur këtë çështje. Ia kam kërkuar edhe Lulzim Bashës. Pse kemi arritur në këtë pikë, t’ia lëmë në dorë delegatëve. Le të votohemi të gjithë si dikur. Dikur në PD votohej gjithsecili prej nesh nga kryetari i partisë, kryeministri, presidenti që ishte Sali Berisha, kryeministri ishte Aleksandër Meksi, e deri te i fundit që isha unë gazetar i ‘Rilindjes Demokratike’. Vota vendos, kush është shumicë dhe jo kush mban vulën, zyrën apo karriget. Nëse dikush çmendet dhe mendon se do të dalë si pakicë mbi shumicën, kjo është fatkeqësi për të.

Paraardhëse

Vijon prej tre orësh mbledhja e Lulzim Bashës, zbulohen emrat e dy kryetarëve që i kanë dalë kundër

Pasardhëse

Habit Grida Duma: Basha është në momentin final për të treguar që nuk është figura e Sali Berishës

Pasardhëse

Habit Grida Duma: Basha është në momentin final për të treguar që nuk është figura e Sali Berishës

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.