• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Banka e Shqipërisë: Çmimet do të rriten gjatë periudhës së festave

14 November, 2021
në Aktualitet, Ekonomi, Kryesore
0
57
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shqiptarët do të vijojnë të përballen me rritje të mëtejshme të çmimeve, në muajt e fundit të këtij viti. Banka e Shqipërisë, ka analizuar faktin se rritja e çmimeve të ushqimeve, vlerësohet të arrijë pikun në fundvit dhe rezulton me efektet prej 0.8 pikë përqindje në inflacion. Për sa i përket energjisë elektrike, është supozuar një rritje e çmimit për bizneset me 10%.

Por Efektet direkte janë llogaritur zero për qytetarët, duke marrë parasysh faktin se nuk do të ketë ndryshim të çmimit për konsumatorët familjarë. Ndikimi në rritjen e çmimeve, pritet të transmetohet përmes kanaleve indirekte të kostove prodhuese dhe të shërbimeve.

Në këtë mënyrë, ndikimi në inflacion si pasojë e rritjes së supozuar me 10% të çmimit të energjisë elektrike për bizneset parashikohet të jetë rreth 0.13 pikë përqindje, i ndikuar nga pesha e vogël që energjia elektrike zë në blerjet për konsum të ndërmjetëm.

Ndërkohë që rritja e çmimit të naftës, rezulton me një efekt rreth 0.5 pikë përqindje në inflacion gjatë tremujorit të fundit 2021. Kontributi indirekt vlerësohet më i lartë, duke pasur parasysh peshën më të madhe që nafta ka në kostot prodhuese, krahasuar me peshën në shpenzimet konsumatore familjare.

Nafta, ka shënuar rritje të vazhdueshme të çmimeve gjatë vitit 2021, duke arritur në rreth 75 dollarë për fuçi në muajin shtator ose 82.1% më i lartë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në termat e ekonomisë sonë, efektet e çmimeve të naftës dhe të ushqimeve pritet të jenë kalimtare, si efekte direkte, ndërkohë që ndikimet indirekte, kryesisht të energjisë, varen nga masa e rritjes së çmimeve për bizneset e mëdha, fushat e aktiviteteve të tyre dhe faktin se sa bizneset do ta përkthejnë këtë rritje në çmime përfundimtare.

Paraardhëse

Edi Reja: Peng kam vetëm Poloninë, në të tjerat kemi bërë mire, ja situata me Brojën

Pasardhëse

Rritja e çmimeve, Kisha Katolike: Radhët në qendrat tona është rritur, po shtohen të varfrit

Pasardhëse

Rritja e çmimeve, Kisha Katolike: Radhët në qendrat tona është rritur, po shtohen të varfrit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.