• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Janë mbledhur 5000 firma dhe jo 4200”, Paloka tregon arsyet se përse formularët shkuan në zyrën e tij: Palët s’kanë besim te njëra-tjetra

14 November, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
25
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ishte i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, të gazetares Nisida Tufa, për të folur rreth zhvillimeve të fundit brenda PD-së.

Ai tha se firmat për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, janë mbledhur gjithsej 5000 firma, por 800 prej tyre janë seleksionuar.

Paloka nënvizoi se u vendos që formularët të dorëzoheshin në zyrën e tij, pasi palët nuk kanë besim te njëra-tjetra.

Ai po ashtu tregoi dhe arsyet se përse ende nuk ka firmosur vetë formularin, duke u shprehur se kërkoi votëbesim nga Basha pas shpalljes së vendimit, e teksa ky hap nuk është marrë prej tij, për momentin deputeti ka vendosur të qëndrojë pezull.

Paloka: Mua më kërkuan përfaqësuesit e firmëtarëve një takim, ishim një grup i madh dhe diskutuam këtë çështje, që më pas u vendos që formularët të vijnë në zyrën time. Një pjesë e shihnin në aspektit juridik, sepse një ftesë thonin nuk njohim një strukturë që nuk është mbledhur sipas statutit. Por për Kuvendin e Jashtëzakonshëm ka një pikë, mbledhjen e ¼ për të mbledhur atë. Kjo pjesë mungon, e kjo ka krijuar tollovinë statutore e procedurale.

Unë dhe Berisha kemi kërkuar të shkojnë në sekretariat, edhe për këtë arsye. I thoja që keni bërë gjithë këtë punë sepse janë mbledhur 5000 firma të mbledhura, por ato kanë seleksionuar dhe të tjera. I thashë që keni bërë këtë punë, hajde të mos krijojmë aludim për këtë. Edhe unë dhe zoti Berisha ishim që të çoheshin në sekretariat.

Një gjë që mbase nuk thuhet publikisht, sepse kapen te statuti nga të dyja palët, por problemi është që mungon besimi te palët. Nuk ka besim e kjo është nga arsyet kryesorja. Ka pasur informacione për presione, disa janë bërë dhe publike. Unë kam vetë disa informacione. Atë ditë pasi u diskutua gjatë u vendos të depozitohen te unë, jo si detyrim. Është e drejta për të mbledhur kuvendin.

Por kur palët nuk kanë besim?

Paloka: Janë 5000 firma dhe do të bëhen publikisht para gjithë mediave. Të merren me radhë dhe të mbyllet ky proces dhe justifikim. Jam i bindur që askush nuk ka dyshim sot që ato firma janë aty. Ditën e parë u tha po luhet me blofin, nuk ekzistojë firmat. Këtu u fyeva dhe unë. Për këtë arsye u bë dhe transparenca që sa mundet të bëhet në një zyrë të vogël.

Ju këtë formular e keni plotësuar?

Paloka: Jo. Për arsyet e mia. Kur kjo situatë vajti këtë pikë, edhe për marrëdhëniet që kam pasur me të, sepse interesi im është PD. As Basha dhe Berisha. Unë dua që PD të mos dali e përçarë nga kjo. Unë zotit Basha i kam kërkuar të kalojë në votëbesim. Jemi në këtë situatë. Ai e mori vendimin dhe pati persion, por sot jemi në këtë situatë PD, është në pikën më të zezë dhe ke detyrimin të thuash që do të marr këtë vendim. Meqenëse i kam kërkuar këtë nuk kam firmosur për Kuvendin. Nëse është kryetar i PD, duhet të respektojë vullnetin e delegatëve dhe kjo është e vetmja gjë që bën në shërbim të demokratëve që kanë qëndruar mbrapa për kaq vite.

Paraardhëse

“Librat për të vënë duart në kokë”, Ministria e Arsimit: Tekstet i zgjedhin mësuesit

Pasardhëse

Lulzim Basha: Shqipëria në vendin e 105-të për korrupsionin, prandaj duhet vettingu në politikë

Pasardhëse

Lulzim Basha: Shqipëria në vendin e 105-të për korrupsionin, prandaj duhet vettingu në politikë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.