• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Gjekmarkaj plas deklaratën e fortë dhe zbulon vendimin e tij: Berisha e ka mbyllur ciklin e tij në politikë, ja çfarë mund të ndodhë me PD-në

13 November, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
75
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj, është shprehur se PD ndodhet në një krizë që do të dalë shumë shpejt.

Gjekmarkaj tregoi në emisionin “Kjo Javë” se Berisha ka kaluar të gjitha fazat e veta në politikë, me fitore historike, por edhe humbje. Ai tha se nuk ka më se çfarë të ofrojë dhe shtoi se një PD në lufetë me SHBA-të nuk do të jetë mirë për partinë.

Po ashtu, Gjekmarkaj nënvizoi se mbështet idenë e një e rithemelimit të PD e përfshirjen në të të intelektualëve dhe njerëzve të elitës. Sakaq, ai shtoi se nëse nga mbledhja e Kuvendit Kombëtar rikthehet në krye të PD Sali Berisha, ai largohet nga partia.

Gjekmarkaj: Unë di cilat kanë qenë marrëdhëniet mes Bashës dhe Berishës. Unë Sali Berishën e kam takuar 3 apo 4 herë gjithsej. Por çështja është se kur në një parti politike marrëdhëniet personalizohen, nuk është gjë e mirë. Marrëdhëniet duhet të jenë më transparente. S’duhet të jetë ky shqetësimi, por duhet të jetë më shumë se sa kaq. Ku po shkon PD nga ky konflikt.

A ka besëprerje nga Basha për Berishën?

Gjekmarkaj: Nuk e di cilat kanë qenë pritshmëritë e Berishës. Sali Berisha e kishte kryer ciklin e tij politik si fitues, e në 2013 ai humbi. Ai ka qëndruar 8 vite në politikë më pas e ka qenë mentori i zotit Basha. Ka qenë i udhës që Berisha të tërhiqej. Basha ka qenë nën hije. Unë s’e përjashtoj Amerikën. Në këtë kuptim nuk gjej besëprereje, në kuptimin e aktit që mori.

Po shkruajnë shumë për firmat, por një pyetje është si mund t’i japësh firmat në dorë një strukture personave që nuk besojnë?

Gjekmarkaj: Po, sepse duhet besuar strukturës. Kolegët e mi i thonë zotit Basha pse ti fyen zotin Berisha, ndërkohë që ky i fundit e fyen të gjithë ditën. Berisha ka shprehur atë që mendon, por duhet të vendosi strukturat. E në këtë rast është dashur të ndeshesh me to, e jo të fshihesh nga frika se ata nuk e pranojnë.

Çdo të ndodhë me 11 dhjetor?

Gjekmarkaj: Në trajtat që po merr, PD i është bërë një dëm i madh dhe njeriu më i gëzuar është kryeministri. Sado serioz të jemi ne, sado të përpiqemi të reagojmë, vëmendja është kthyer te cështja e brendshme e PD. Por nga pikëpamja e gjësë në vetvete, mua më duket se kjo do të jetë një miting, marshim, i cili i fryn konfliktit me SHBA dhe nuk ndihmon në paqësimin e shpirtrave të PD. Kush do të jetë fituesi kryesor? Do të jetë përçarja.

Si e shihni PD në të ardhmen e afërt?

Gjekmarkaj: PD do të dalë nga kjo krizë. Unë jam partizan i rindërtimit të PD, e kam hedhur këtë tezë që në korrik, e kam mbështetur zotin Marku në tezën e tij. PD ka jetike, por jo në shenjën e konfliktit, duhet të rikthehet gara në çdo nivel, s’duhet të ketë emërime. Nuk duhet të jetë e personalizuar PD. Unë dua një parti ku përfshihen elitat, që ka mendim, të jetë parti bashkëkohore të joshë qytetarët që të vij në pushtet. Ka njerëz me vlera PD, por jo mjaftueshëm sa meriton.

Çfarë do të thoshte një PD me në krye Sali Berishën e po kështu pretendimi për të qenë sërish kryeministër i Shqipërisë?

Gjekmarkaj: Është kërkuar iluzioni sikur do të bëhet kuvendi me datë 11 dhe me 12 do të rrëzohet Edi Rama. Shumë personave i janë premtuar poste, për kryetar bashkish e të tjera, kjo nuk është rruga e duhur. PD është partia kryesore e opozitarizmit në Shqipëri dhe do e kalojë këtë moment. Unë e thashë, që Berisha ka konsumuar fazat e veta në politikë, ka pasur suksese, ka pasur fatalitete si askush tjetër. Nuk mendoj që është ai modeli. E shkuara nuk duhet të jetë e ardhmja. Berisha mund të ishte një këshilltar shumë i mirë. Ai ka zgjedhur konfrontimit. Ai ka ide, energji, por ka mbyllur të gjitha fazat me fitore e me humbje, e thjesht përsërit vetveten.

Nëse fiton foltorja a i qëndroni deklaratave të tua?

Gjekmarkaj: Në PD kanë hyrë e dalë qindra njerëz. Unë jam një individ i ardhur së fundmi nga atashimi e nuk marr vendime për PD, por marr vendime për veten. Një PD në konflikt me SHBA nuk është e mirë për askënd. I qëndroj deklaratës time. Largohem!

Paraardhëse

Integrimi, Edi Rama: Evropa Perëndimore ka nevojë për fuqinë punëtore që ne ofrojmë

Pasardhëse

Çfarë po ndodh? “Duan t’ju zbrazin llogaritë” Greqia ka ngritur alarmin: Kini kujdes nga këto thirrje që ju vijnë nga Shqipëria

Pasardhëse

Çfarë po ndodh? "Duan t’ju zbrazin llogaritë" Greqia ka ngritur alarmin: Kini kujdes nga këto thirrje që ju vijnë nga Shqipëria

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.