• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Spektakli Berisha-Basha, sa kushton bileta?

12 November, 2021
në Opinion
0
60
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga: Edi Oga

Kaluan dy muaj ditë që “spektakli” i përditshëm politik na vjen nga përplasja e paimagjinueshme Berisha – Basha! Në pamje të parë, duket si përplasje “titanësh”, por çdo ditë e më tepër po shpërfaqet si përplasje “mjeranësh”.

Berisha, me hallin më të madh që të mund të ketë një politikan mbi sipërfaqen e kësaj toke, damkosjen nga shteti amerikan, po përpiqet në maksimum të rimarrë mbështetjen politike të forcës që në 30 vite i dha tiparet e veta. Medet, pengesë për këtë ka “pjellën” e tij politike, i cili i krijuar dhe i ushqyer nga vetë ai, nuk mund të kishte tjetër sjellje.

Basha, pushtetari i katapultuar pa merita dhe pa sakrifica, humbësi serial i betejave politike, po ndjen se si po i rrëshket nën këmbë “toka” e pasigurt ku ai kishte mbështetur aspiratat dhe investimin e tij 15-vjeçar për t’u bërë kryeministër i këtij vendi, ose të paktën e të qëndruarit kryetar (qaraman) i opozitës sa më gjatë të jetë e mundur.

Lufta është e ashpër, është e tipit out-out!

Në përfundim të saj njëri prej tyre do ta mbyllë përfundimisht me Partinë Demokratike dhe nuk do ta ketë të lehtë jetën politike dhe jo vetëm, në vazhdim.

Shqiptarët që nuk kanë dalë publikisht në mbështetje të njerit apo tjetrit “titan”, po e “shijojnë” këtë luftë si një spektakël, të ndërgjegjshëm ose jo që bileta e këtij “seriali” është shumë e shtrenjtë. Janë paratë që qeveria i ndan me partnerët e saj të biznesit, janë 700 milionët e borxhit të ri, janë qindra milionat e arbitrazheve, janë milionat e blerjes së energjisë me çmimin më të lartë të tregut…

Pas 8 viteve, opozita duhet të ishte më e bashkuar dhe më e fortë se kurrë dhe lufta e saj e vetme duhet të ishte ajo me pushtetin, i cili tashmë i ka të gjitha mundësisë të rrëshqasë në regjim!

Por medet jo, shqiptarët paskan lindur për të vuajtur nga lufta brenda “llojit”.

Ndërkohë që në vend ndodh përplasja e “atit” me “birin”, “shpirti i shenjtë” është i lirë të bëjë ç’të dojë me këtë vend që ka marrë rrokopujën për sdiseku!

Paraardhëse

S’shkon në “Foltore”,Topalli: S’dua t’i zë vendin ndonjë demokrati që pret jashtë

Pasardhëse

“LSI ka gjynahet e veta”, shpërthen Manjani dhe tregon gabimin e madh të Kryemadhit e Metës: Janë dërr-dërre

Pasardhëse

“LSI ka gjynahet e veta”, shpërthen Manjani dhe tregon gabimin e madh të Kryemadhit e Metës: Janë dërr-dërre

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.