• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Astrit Patozi: Ky është qëllimi i vetëm Sali Berishës

9 November, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
82
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ndërkohë që Sali Berisha po vijon me turin e tij të takimeve, Partia Demokratike po përjeton një nga situata më kritikë të saj, e ndarë si asnjëherë më parë, pasi kreu i saj Lulzim Basha përjashtoi liderin historik, pas shpalljes non grata nga SHBA.

Astrit Patozi, e sheh lëvizjen aktuale të Berishës, atë të Foltores, si një betejë personale, më shumë se sa një ringritje të PD.

“Berisha e ka betejë personale, ajo ka lindur si lëvizje me 9 shtator, kur Basha vendosi ta pezullojë. Berisha është në të drejtën e vetë të vazhdojë të bëjë karrierën e tij politike por të heqë dorë nga analiza e Bashës në këto 8 vite, se ai ka qenë tutori i tij në aksionet politike”, tha Patozi në Top Talk.

Patozi tha më tej se qëllimi i Berishës, me takimet nëpër qytete është të ‘ripushtojë PD, ta marrë atë me letra dhe ta zbojë Bashën’.

“Berisha u drejtohet njerëzve që drejtohen nga emocionet, ai është një populist rrace. Ne duhet të qartësojmë një gjë, që Berisha dhe Bssha kërkojnë të kenë monopolin e PD, por interesat i kanë të ndryshme, megjithëse thonë se i kanë të njëjta. Kurse halli i Bashës është të shpëtojë nga Berisha.Kurse Berisha nuk ka për qëllim të shpëtojë nga Lulzim Basha, por ta ripushtojë PD, ta marrë me letra dhe ta zbojë Bashën.

Sepse Berisha nuk mund të pranojë që nga PD ta zbojë dikush tjetër, përbindëshi që e ka rritur vetë. Që Berisha të bëjë një parti tjetër tani , se PD është ndarë në dy copa të mëdha, dhe Berisha edhe po t’ja japësh copën më të madhe nuk e pranon dot që kjo të mos jetë PD, një parti tjetër pra.

Dhe ka një një problem akoma dhe më të madh, Berisha e përdor Bashën si një lloj korrace për të mos dalë përballë SHBA, pra po fsheh betejën reale. Është e qartë që Basha nuk i lëshon letrat e PD, kurse Berisha ka shan vetëm pushtimin e PD.

Se Berisha mund të marrë dhe 99.9 përqind mbështetjn po s’ka letra të në rregull, certifikimin, pra. Pra Berisha ka dy rrugë, ose gjykatë që nuk e beson, plus dhe është e shëmtuar të shkosh se kjo është çështje politike”, tha Patozi.

Më tej Patozi shtoi se ndarja e PD është zgjidhja më e mirë.

“Por ndoshta Basha mund ta përjashtojë fare Berishën në ditët në vijim, për ta konsideruar si entitet tjetër politik dhe në rast se ata ndahen, që është shpëtimi , se në fakt kjo që duket gjëja më e keqe, është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë PD. Ndarja e PD e rrit mundësinë një kompromisi të mundshëm , kurse kacafytja e brendshme vetëm e shkatërron. Por halli i Berishës është që e do të gjithën ose asgjë, por unë mendoj që nuk e merr dot të gjithën , dhe ky është halli i Berishës.”, tha ai.

Paraardhëse

Akademia e barinjve, ‘tërhiqet’ ministrja e Ramës: U keqkuptua! S’e shpika, e pashë në Zvicër dhe Spanjë

Pasardhëse

Sali Berisha tregon veprimin e Lulzim Bashës që e nxjerr “zbuluar” se e kanë marrë peng

Pasardhëse

Sali Berisha tregon veprimin e Lulzim Bashës që e nxjerr "zbuluar" se e kanë marrë peng

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.