Prodhuesit vendas, e kundërshtojnë paketën f*iskale dhe kërkojnë rishikim të saj. Kreu i shoqatës së prodhuesve dhe eksportuesve Alban Zusi, theksoi se miratimi i paketës fiskale, do të sjellë rritje të çmimeve me të paktën 15% që nga 1 Janari.
Sipas Zusit, rritja e taksave për prodhuesit në kohë krize, është e papërballueshme.
“Fasonët ndërkohë e vlerësojnë paketën fiskale qesharake dhe pa asnjë mbështetje për këtë sector, i cili ka numrin më të madh të punësuarve në vend. Ata kërkojnë subvencionim për të ndryshuar makineritë dhe për tu përshtatur me kërkesat e tregut.
Heqja e rimbursimit të TVSH-së prej 6% për fermerët, është një ndër ndryshimet më të kritikuara të paketës fiskale, po ashtu edhe vendosja e akcizës për gazin për konsum”, shprehet Zuzi.
Diskutime rreth kësaj post