• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Flet gazetarja Ambrozia Meta: Ja arsyeja pse Basha duhet të ikë i turpëruar dhe jo me dinjitet

6 November, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
136
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gazetarja e politikës në Syri Tv, Ambrozia Meta, ka komentuar krizën që po kalon Partia Demokratike, ku shkruan se Lulzim Basha duhet të largohet i turpëruar dhe për këtë mjafton analiza e dy fakteve konkrete.

Nëpërmjet një një postimi në rrjetet sociale, gazetarja kujton si e la Basha jashtë listave në 2017-ën kryetarin e FRPD, Belind Këlliçi, edhe pse kishte premtuar se 35% e kandidatëve të PD, do të ishin nga Forumi i të rinjve.

Pasi e shtyu me dy vite mandatin e organeve drejtuese te Forumit, papritur vendosi të premten të zhvillonte Zgjedhjet për kryetarin e ri të FRPD, pasi Belind Këlliçi vendosi t’i bashkohej Foltores së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Dy ngjarje këto që sipas gazetares, tregojnë se ai duhet të ikë nga politika i poshtëruar dhe jo me dinjitet.

Reagimi i plotë:

“Ishte pranverë e vitit 2017. Të premten e 26 majit, në atë ditë të ngjeshur negociatash, Lulzim Basha e kishte thirrur Belind Këlliçin në zyrë për te diskutuar mbi listat e kandidatëve për deputetë nga radhët e FRPD.

Basha i kishte shpjeguar bashkëpunëtorit të tij prej shumë vitesh, se përfshirja e PR-së dhe LZHK-së në listat e Tiranës, e kishte ndërlikuar situatën. Megjithëse, kishte premtuar në atë fushatë se 35 % e kandidatëve, do ishin nga radhët e FRPD, Basha e la jashtë liste, kryetarin e saj.

Për të shlyer borxhin politik, ndaj tij dhe shumë të rinjëve, që ishin zvarritur nëpër sheshe, në mes të gazit lotësjellës, ishin çuar në komisariate dhe ishin k*ërc*ënuar në Ambasada, Lulzim Basha e shtyu me dy vite, mandatin e organeve drejtuese të FRPD. 

Deri këtë të premte, kur në rrethet mediatike dhe politike, u hap fjala se Belindi dhe shume të rinj të forumit, do t’i bashkoheshin foltores së Sali Berishës, të dielën e 7 nëntorit.

Janë dy ngjarje në kohë të ndryshme, që provojnë njeriun dhe politikanin që Lulzim Basha është. Prandaj ai duhet të iki nga politika jo me dinjitet por vetëm i poshtëruar”, shkruan gazetarja.

Paraardhëse

Skandal, polici shtyn drejt greminës gazetaren Anila Hoxha dhe operatorin

Pasardhëse

Alfred Cako plas deklaratën fortë: Lali Eri merr 1.2 mln euro në muaj nga gjobat e makinave në Tiranë

Pasardhëse

Alfred Cako plas deklaratën fortë: Lali Eri merr 1.2 mln euro në muaj nga gjobat e makinave në Tiranë

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.