• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Edith Harxhi shpërthen keq ndaj Bashës: Hakmarrje e sëmurë dhe shkelje e rëndë statutore, i largoi dhe të rinjtë që shpresën e gjejnë tek e djathta

6 November, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
36
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-kandidatja për kryetare e PD-së, Edith Harxhi, ka reaguar lidhur me vendimin e Lulzim Bashës për të shpallur zgjedhjet në FRPD, duke e quajtur atë shkelje të rëndë të statutit dhe hakmarrje të sëmurë.

E revoltuar lidhur me këtë vendim të kryedemokratit, Harxhi shprehet se kjo nuk është hera e parë që ai shkel statutin, pasi më parë gjatë hartimit të listave klienteliste për deputet, nuk përfshiu sipas statutit 5% nga Forumi Rinor në listat fituese.

Ish-kandidatja për kryetare PD, shkruan se përmes këtij veprimi do të largohet të rinjtë dhe të rejat që shpresën e këtij vendi e gjejnë te e djathta.

Postimi i plotë i Edith Harxhit:

“Lulzim Basha vazhdon çdo ditë e më tepër të dhunojë statutin e Partisë Demokratike. Shpallja mbrëmë e zgjedhjeve për Forumin Rinor të PD-së është shkelje e rëndë dhe mbi të gjitha hakmarrje e sëmurë. Ai ka shkelur statutin edhe më parë gjatë hartimit të listave klienteliste për deputet, kur nuk përfshiu sipas statutit 5% nga Forumi Rinor në listat fituese.

Do ti largojë edhe këta të rinj e të reja që shpresën për të jetuar në këtë vend e shohin tek e djathta shqiptare. Ai qëllimshëm vazhdon çdo ditë rrënimin e Partisë. Ka të njëjtin instruktor dhe padron si Rama, Vucic dhe Zaev.

Partia Demokratike është aset kombëtar dhe si e tillë, parim kryesor për të duhet te jetë çështja kombëtare.
Si mund të ndodhë që ka një javë që Ballkani zien për aventurën e fundit të Edi Ramës në Beograd dhe të ashtuquajturën Open Balkans dhe ajo cfar ka mbetur nga PD-ja në selinë qëndrore nuk del me një qëndrim. Këta janë kaq të korruptuar sa që edhe çështja kombëtare nuk ka më vlerë, shesin e blejnë gjithëçka.

Si mundet të votohet për borxhin e ri, Eurobondin 770 milionë dhe si mund ti bëjnë votat bashkë këta njerez paskrupuj moral, kur e dinë që ky borxh shkon në dëm të qytetarëve shqiptarë. Edhe kjo është pjesë e çështjes kombëtare sepse cënon drejtpërdrejtë liritë dhe varfëron qytetarët e Shqipërisë.

Duhet ti ndalim sa më parë këta shkatërrues të vazhdueshëm të jetës sonë. Të ngrihemi të protestojmë si popull i kulturuar dhe ti vejmë fre kësaj tragji-komedie. Një Parti e pastër Konservatore me qëllimin e kthimit të shpresës së shqiptarëve dhe hapjes drejt rinisë është zgjidhja”, shkruan Harxhi.

Paraardhëse

Analisti plas deklaratën e fortë: Nëse bashkohen Shqipëria dhe Kosova, njëri nga kombet shuhet

Pasardhëse

Kurs 9 mujor me praktika në mal dhe vëzhgim me dron, si po ngrihet në Spanjë shkolla për baresha

Pasardhëse

Kurs 9 mujor me praktika në mal dhe vëzhgim me dron, si po ngrihet në Spanjë shkolla për baresha

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Rama kërkon mbledhje urgjente me deputetët e PS ditën e shtunë, zbulohet agjenda

Nga lajme5
19 June, 2026
0

Kryeministri Edi Rama pritet paraditen e së shtunës të drejtojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të...

Lajme.al uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Kurban Bajramin

27 May, 2026

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

16 April, 2026

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.