Kryeministri i vendit Edi Rama, e ka nisur ditën sot me një mesazh për të gjithë personat e pavaksinuar, ku sipas Kryeministrit, ata që nuk e kanë marrë ende dozën e parë, ta bëjnë atë.
Sipas tij, të gjithë duhet të vaksinohen që të mos u mohohet aksesi në mjediset publike.
Postimi i Ramës:
“Mirëmëngjes, dhe me ftesën për të pavaksinuarit që të vaksinohen një orë e më parë, për të mbrojtur veten e për të mos u ndodhur jashtë mundësisë së aksesit në mjedise publike, nëqoftëse situata e dimrit do ta imponojë, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Kryeministri Rama.







Diskutime rreth kësaj post