• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Miratimi i ligjit “Për Bashkëqeverisjen’, LSI kundër, deputetja zbulon lëvizjen që do të bëjnë

5 November, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
30
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ligjin që u miratua dje në Kuvendin e Shqipërisë “Për Bashkëqeverisjen”, Lëvizja Socialiste për Integrim do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese. Këtë e bëri me dije sot, ish-deputetja e LSI, Silva Caka, përmes një deklarate për mediat.

Deklarata e Cakës:

“Dje, maxhoranca e kapur dhe e inkriminuar, miratoi në seancë plenare antiligjin “Për bashkëqeverisjen”. Ky ligj antikushtetues dhe antiligjor, tashmë i miratuar në rresht nga deputetët rilindas, ngre një Agjenci e cila është në grushtin e Kryeministrit dhe nuk ka asgjë më pak se komitetet e dikurshme të partisë.

Ngritja e kësaj strukture spiunimi, tregon se shteti ka rënë dhe korrupsioni ka dalë jashtë kontrollit, madje ajo që është akoma edhe më e frikshme është fakti që me këtë ligj antikushtetues, duan të legjitimojnë moskryerjen e detyrave, të vonojnë qytetarët në rivendosjen e të drejtës së cenuar, të kontrollojnë veprimtarinë e pavarur të institucioneve të vetëqeverisjes vendore, si dhe të ushtrojnë presion mbi punonjësit e administratës deri në pikën e shantazhit apo kërcënimit.

Shkelja e rëndë e të dhënave personale, shqetësim madhor edhe I OSBE/ODIHR-it dhe Bashkimit Europian, në mënyrë të dëshpëruar, kërkon të legjitimohet, pra patronazhistët po synohen të bëhen spiunë të ligjshëm. Por çfarë tregon analiza ligjore e këtij ligji të sapomiratuar: Ky ligj i shpikur nga halli është në konflikt dhe kundërshtim të hapur me disa ligje njëherësh dhe këtu do të përmendja ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, ligjin “Për statusin e nëpunësit civil”, ligjin “Për ndërmjetësimin dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve” e shumë të tjerë.

Kjo monstër ligjore merr në mënyrë arbitrare rolin e oficerit të policisë gjyqësore, të prokurorit dhe të gjyqtarëve të gjykatave administrative. Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje nuk është asgjë tjetër përveçse një organizëm gjobëvënësish shtetërorë, apo më saktë sekserë të gjobave, për të mbajtur gjallë klientelën e Kryeministrit. Lëvizja Socialiste për Integrim ju njofton se me të përfunduar cikli i plotë i hyrjes në fuqi të këtij ligji antikushtetues dhe antiligjor, do t’a padisë atë në Gjykatën Kushtetuese”, tha Caka.

Paraardhëse

Kreu i KQZ evidenton parregullsitë e 25 Prillit dhe tregon rastet që do çojnë në Prokurori

Pasardhëse

Robert Aliaj zbërthen strategjinë e takimit të shumëpërfolur: Rama po merr një risk shumë të madh

Pasardhëse

Robert Aliaj zbërthen strategjinë e takimit të shumëpërfolur: Rama po merr një risk shumë të madh

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.