• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kreu i KQZ evidenton parregullsitë e 25 Prillit dhe tregon rastet që do çojnë në Prokurori

5 November, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
61
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, përmes një konference për media nga ambientet e KQZ-së, renditi disa parregullsitë e zgjedhjeve të 25 Prillit të evidentuara dhe gjatë rinumërimit të 10% të kutive të votimit.

Teksa i cilësoi të rënda disa nga shkeljet e gjetura, Celibashi theksoi se do të ketë adresim të tyre për një hetim penal në prokurori.Kreu i KQZ theksoi se hetim penal do të ketë për ato shkelje ku në dokumentet e identifikimit është vërejtur e njëjta shenjë gishtash në dy qendra të ndryshme votimi.

Gjithashtu Celibashi theksoi se edhe rastet ku votat e kandidatëve lëvizin me më shumë se 10 vota, do të adresohen gjithashtu për një hetim më të thelluar.

“KQZ do të bëjë një vlerësim të natyrës së parregullsive të evidentuara. Me siguri në ato raste, sidomos për sa i përket identifikimit elektronik, ku kemi konstatuar shenja gishtash të lidhur më shumë se një dokument identifikimi, do të ketë një verifikim më të thelluar nga KQZ. Por në ato raste ku shenjat e gishtave janë gjetur në dy qendra të ndryshme votimi, do të bëjmë adresimin e çështjes në prokurori për hetim penal dhe do të jenë ata që do të vlerësojnë nëse kemi të bëjmë me një shkelje apo me një gabim njerëzor.

Në ato raste ku shenjat e gishtave rezultojnë dy herë në një qendër votimi do të bëjmë një verifikim nga pikëpamja administrative dhe nëse rezulton se shkelja është më shumë se administrative do të bëjmë kallëzim në prokurori. Nga pikëpamja administrative paraprakisht mund të them se jemi përballë shkeljeve të rënda. Kur këto shkelje janë të karakterit penal, që në disa raste duket se janë, do të ndiqen penalisht pas kallëzimit në prokurori.

Në ato qendra votimi ku një subjekti zgjedhor apo një kandidati i janë shtuar apo hequr 10 apo 20 apo më shumë vota, ne mendojmë se kërkohet angazhimi i prokurorisë dhe janë ata që do të bëjnë një hetim të thelluar të shkeljes së evidentuar nga ana jonë”, tha Celibashi.

Raportohet se në Qendra të ndryshme Votimi ka pasur 20 persona të paraqitur me të njëjtin identitet për të votuar sërish. Sipas të dhënave, janë në total, 224 raste të shenjave të gishtave të cilat janë skanuar më shumë se një herë. Ndërsa shenja gishti të skanuara më shumë se 2 herë janë 44 raste.

Në 41% të fletëve të votimit të cilat janë shpallur të pavlefshme, gabimi ka qenë fakti se është votuar më shumë se një subjekt zgjedhor.

Ndërsa në 59% të fletëve të tjera të shpallura të pavlefshme, 25% është votuar për një subjekt zgjedhor dhe për kandidatin e një subjekti tjetër 15 % me shënime që pamundësojnë vlerësimin e votës në favor/disfavor të subjekteve, 19 % të tjera.

Paraardhëse

‘Nëse burri im del 1 natë me një femër, punë e madhe’, këngëtarja e njohur shqiptare i habit të gjithë me atë që thotë

Pasardhëse

Miratimi i ligjit “Për Bashkëqeverisjen’, LSI kundër, deputetja zbulon lëvizjen që do të bëjnë

Pasardhëse

Miratimi i ligjit "Për Bashkëqeverisjen', LSI kundër, deputetja zbulon lëvizjen që do të bëjnë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.