Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit në mbledhjen e sotme të drejtuar nga kryetari Enkelejd Alibeaj ka miratuar ndër të tjera emrat e ekspertëve që do të asistojnë këtë organ në procesin brenda mandatit të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë.
Të tre palët, PS, PD dhe LSI kanë zgjedhur ekspertë për këtë komision emra të njohur në përballjet mes këtyre forcave politike në betejat që janë zhvilluar në KQZ, KAS apo Kolegjin Zgjedhor.
Habi ka bërë përzgjedhja e partisë më të madhe opozitare, PD, e cila ka gjetur me vend që krahas Marash Logut, të atashuar dhe në KQZ në mbrojtje të çështjeve zgjedhore të PD, ka vendosur zonjën Marinela Ziu, e cila ishte edhe kryetarja e “SMV”-së famëkeqe gjatë zgjedhjeve të 25 prillit.
Partia Demokratike krijoi në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit të këtij viti strukturën e paligjshme paramilitare, paralele me strukturat e shtetit, me argumentin se është ngritur për mbrojtjen e votës.
Për habine e të gjithëve në krye të kësaj “Strukture për Mbrojtjen e Votës” (SMV), Lulzim Basha vendosi Marinela Ziun, e cila njëherësh është dhe drejtuesja e zyrës së anti-korrupsionit në PD.
Grupet vullnetare, të përbërë nga ish ushtarakë dhe ish policë dhe të forcave të ndërhyrjes së shpejtë, nën drejtimin e Marinela Ziut, u shpërndanë në të gjitha rrethet me pretekstin për të mbrojtur votën nga vjedhja, për të arritur kulmin dy ditë para zgjedhjeve, ish-policët e shkarkuar nga detyra, ish-komandot dhe truprojat e armatosura, vranë në Elbasan mjekun Pjerin Xhuvani.
Diskutime rreth kësaj post