• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Udhëtimi 3 ditor në Dubai, Bashkia Tiranë blen bileta udhëtimi, kush do darkojë te Nusr-et?

31 October, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
328
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një tender për blerje bileta udhëtimi, ka nxjerrë zbuluar krerët e Bashkisë së Tiranës, të cilët do të zhvillojnë një vizitë 3-ditore në Dubai.

Sipas dokumentave që disponon BoldNews.al, institucioni i drejtuar nga Lali Eri, ka hapur një procedurë tenderimi për blerje bileta udhëtimi në Emiratet e Bashkuara Arabe. Por, a do të udhëtojë Arbi Mazniku kësaj herë? A do të jetë ai rrëfyesi i dy zyrtarëve të tjerë? Natyrisht, Mazniku i di vendet më të mira në Dubai, pasi ka qenë edhe herë tjetër në këtë vend.

Madje ka shëtitur në qiellgërrvishës dhe ka darkuar te restoranti i famshem i Nusr-et, ku vetëm një darkë kushton sa rroga e të gjithë vitit e Maznikut. E theksuam rroga, pasi nuk po përmendim pagat si anëtarë bordi në institucione të ndryshme apo të ardhura nga forma të tjera. Një udhëtim luksi, duke pasur parasysh zhvillimin e vendit në Lindjen e Mesme, apo edhe restorantet dhe dyqanet luksozë të shumtë.

“Jeni të lutur të paraqisni ofertën tuaj për këtë objekt prokurimi me këto të dhëna blerje 1 biletë udhëtimi me nisje nga Tirana drejt Dubai-t do të bëhet në datën 31.10.2021 në drekë, pa ndalesë. Kthimi nga Dubai drejt Tiranës do të bëhet në datën 02.11.2021 në drekë, pas mesnate, mbërritja në Tiranë para orës 13.30, me një ndalesë”, thuhet në këto dokumenta, ndërsa ka të përfshira edhe bagazhet.

Ndërkohë, Bashkia e Tiranës do të blejë edhe 2 bileta të tjera, me të njëjtat kushte, teksa kësaj here këta dy zyrtarë do të kthehen në datën 3 Nëntor 2021. Madje, këta zyrtarë i kanë kërkuar që mos të ketë ndalesa të tjera. Tani, kushdoqoftë të shkojë në Dubai, presim që të na servirin ndonjë foto “takimet e punës”. Natyrisht, kësaj here mund të tregohen të rezervuar të ndajnë me publikun drekat apo darkat, ndërsa banorët presin që pas kësaj vizite, Tirana të bëhet si Dubai.

Paraardhëse

Vendimi, dosja nuk ka asnjë fakt, si u katandis qëndrimi i DASH për ish-kryeministrin Berisha

Pasardhëse

Paloma flet pas eleminimit nga “BBV”: Thashethemet me Monikën më penalizuan, pendohem për afrimitetin që krijova me të

Pasardhëse

Paloma flet pas eleminimit nga “BBV”: Thashethemet me Monikën më penalizuan, pendohem për afrimitetin që krijova me të

Diskutime rreth kësaj post



Opinion

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë

Nga lajme5
3 October, 2026
0

Nga: Mevludin Ibish Konkurrenca gjeopolitike ndërmjet Turqisë dhe Izraelit po shtrihet përtej Lindjes së Mesme dhe Mesdheut Lindor, duke përfshirë...

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

27 September, 2026

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026

Xhuli publikon video nga spitali në Zvicër, teksa pret lindjen e binjakëve

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.