• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Bashkëpunimi me PD, Taulant Balla flet me bindje: Do të ngremë sa më shpejt “Zgjedhoren”, nuk e lëmë me kaq

31 October, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
25
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Bashkëpunimi PD-PS tashmë është fakt konkret dhe i pamohueshëm. Syri Televizion, zbardhur mesazhin e kryedemokratit Lulzim Basha, ku udhëzonte grupin parlamentar përmes whatsAppit që të votonin pro marrjes së borxhit 700 mln euro. Disa minuta më pas, në vazhdimësi të këtij komunikimi të njëanshëm, Basha korrigjoi mesazhin e mëparshëm dhe në vend të votës “pro”, kërkoi votë abstenuese.

Kjo për të zbutur disi furtunën që do të vërtitej mbi PD dhe deputetët e nësaj nëse do të bashkonin votat me Ramën, për të zhytur Shqipërinë akoma edhe më shumë në borxh, në një kohë kur nuk është e qartë se cili është destinacioni i milionave që do të merren përmes eurobondit.  Mirëpo, socialistët shkojnë edhe më tej, duke shfaqur hapur pikëpamjen e tyre për opozitën, të cilën tashmë e konsiderojnë partnere. Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla është shprehur se bashkëpunimi me opozitën do të vijojë si dhe do të ketë dialog mes palëve.

Balla shprehet se javën e ardhshme pritet të ngrihet edhe Komisioni për Reformën Zgjedhore, kërkesë kjo e opozitës. Të enjten u miratua në Kuvend komisioni hetimor për Inceneratorët, edhe ky propozim i opozitës.

Ndërkohë që është ngritur prej disa ditësh dhe ka zhvilluar mbledhjet e para hetimi i 25 prillit. Tashmë, bashkëpunimit PD-PS i mungon vetëm zyrtarizimi, por edhe kjo nuk do të vonojë pasi të miratohet (me shumë gjasa brenda 1 apo dy jave) Vettingu në politikë dhe zgjatja e mandatit të komisionit të Vettingut në Drejtësi.

Edhe deklarata e Taulant Ballës, është një tjetër garanci se “punët” mes Bashës dhe Ramës, po shkojnë mirë dhe se ata e kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Pjesa tjetër, ajo e dukshmja në sallën e Kuvendit, është teatri që po luhet mes të dyve.

E vërteta e gjithçkaje del në pah mes rreshtave të deklaratës së Taulant Ballës, ku kuptohet qartë se palët mazhorancë-opozitë nuk kanë ndërmend ta lënë me kaq partneritetin mes tyre.
Ky është vetëm fillimi.

“Kuvendi i Shqipërisë është vendi i dialogut politik. Dëshiroj dhe dua të shpreh gatishmërinë e PS dhe grupit të saj parlamentar, se disponibiliteti ynë për dialog dhe gatishmëria jonë për të bashkëpunuar për çështje që lidhen jo vetëm me punën parlamentare por me reforma të duhen çuar para, është i pakursyer. Asaj që ju i referoheni, përmes grupeve parlamentare në Kuvend ka dialog.

Ne kemi diskutuar në Konferencën e kryetarëve me përgjegjshmëri për të zhbllokuar çdo lloj ngërçi që krijohet përgjatë punës, qoftë në komisionin e posaçëm që ju i referoheni. Besoj se kjo punë e mirë që po vijon, kjo klimë dialogu konstruktiv duhet të vazhdoje. Secila palë ka axhendën e vetë, por ajo që dua të apeloj sot është që gjithçka mund ta zgjidhim përmes uljes në një tryezë për të gjitha çështjet. Javën e ardhme do të kemi besoj miratimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Ne jo vetëm që kemi dakordësinë e plotë për ngritjen e komisionit, por do të prezantojmë dhe përbërjen e këtij komisioni nga ana e PS.

Ju kujtoj se komisionet e posaçme kanë formulën e bashkëdrejtimit, një nga PS dhe një nga PD. Besoj se PD do të jetë gati brenda ditës së martë që të diskutojmë për të ngritur sa më shpejt komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Ne duhet ta institucionalizojmë këtë moment të rëndësishëm për këto çështje që duhen diskutuar. PD ka ardhur me disa propozime konkrete, për të cilat Rama dhe unë e kam thënë, ne jemi 100% të hapur për të diskutuar çështjet, pa asnjë lloj pengese dhe parakushti.

Por duhen ndjekur procedurat parlamentare. 39 deputetë te PS kanë propozuar një ndryshim kushtetutës që lidhet me kohëzgjatjen e afatit te institucioneve të vettingut, me qëllim që ky proces të përfundojë. Thirrja ime është për grupet parlamentare të opozitës, që t’i miratojmë këto ndryshime sa më shpejtë. Miqtë tanë ndërkombëtarë bëjnë thirrje që të miratohen këto ndryshime deri në fund të këtij sesioni parlamentar”, shprehet Balla në fjalën e tij.

Paraardhëse

“Big Brother Vip”, Arjola e shqetësuar, kam aritmi, nuk po mundem dot më

Pasardhëse

Erion Veliaj: Karta e Studentit përfshin ilaçe me çmim të reduktuar

Pasardhëse

Erion Veliaj: Karta e Studentit përfshin ilaçe me çmim të reduktuar

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.