• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Bamir Topi: Nuk po e njoh më Berishën, është vendosur në një pozicion satirik që i ka ulur figurën, “Foltorja” është një komunikim prej halli

31 October, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
1.8k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-Presidenti Bamir Topi ka, komentuar situatën në të cilën ndodhet PD dhe përplasjen mes ish-kryeministrit Berisha dhe kryedemokratit Basha.

Topi tha se nuk po e njeh më Berishën, pasi që kur i është prekur interesi personal, është kthyer në një pozicion satirik që po ia ul shumë figurën. Përsa i përket Foltores së mbajtur nga ish-kryeministri, Topi u shpreh se është vetëm një komunikim prej halli, teksa shtoi se Berisha bëri gabim që e shpalli ai vetë datën kur do të mbahet Kuvendi Kombëtar.

Në çfarë situate ndodhet Partia Demokratike?

Bamir Topi: “Në Partinë Demokratike kriza ka dalë në shesh. Sot, këtë e pranojnë me shumë natyrshmëri të gjitha palët”.

Ju jeni shprehur për një PD të marrë peng, kush e ka marrë sipas jush?

Bamir Topi: “Padyshim që janë këta dy individë. Partitë krijohen jo për t’i shërbyer individëve, por qytetarëve. Këtu ka ndodhur një proces i kundërt me evolucionin, këtu po ndodh një tkurrje. Janë dy individë që deri në fillim të shtatorit kanë qenë bashkë“.

Po Berisha thotë se në 2017 i ka kërkuar Bashës të japë dorëheqjen, ka qenë e shtirur kjo marrëdhënie?

Bamir Topi: “Ka vetëm dy rrugë, ose kanë qenë bashkë, ose tani po del në pah një hiprokrizi. Duke i rezervuar vetes një pozicion komod duke mos u shprehur, ai mori autorësinë. Unë s’po e njoh më Berishën në strukturën karakteriale të tij. Berisha ka qenë një njeri që gjithmonë është ekspozuar, por për gjërat që kanë të bëjnë me ekzistencën e PD dhe kryetarit të partisë, ai hesht. Ndërsa tani kur është prekur lëkura e tij është vendosur në një pozicion satirik. Unë i gjykoj të dy si një person të vetëm. Njëri është pjellë i tjetrit. Të dy kanë bashkëqeverisur. Këto situata e kanë ulur shumë figurën e Berishës. Ne e shohim që Berisha edhe në këto kushte e ka marrë bazën e partisë Bashës“.

Ish kryeministri ka kërkuar mbledhjen e firmave për Kuvendin Kombëtar të PD, ato firma janë mbledhur dhe me 11 dhjetor pritet të mblidhet Kuvendi. Sa legjitime është kjo datë?

Bamir Topi: “S’më takon mua ta them. Mënyra e deklarimit për Kuvendin Kombëtar, e nxjerr Berishën jashtëzakonisht keq. Në eksperiencën e tij ai duhet të kuptonte se duke folur për një proces që do të jetë i implikuar vetë, duke ftuar të tjerë të jenë pjesë e garës, nuk e di, mua më duket si një njeri që ka në dorë jo vetëm PD, por edhe procedurat”.

PD ka një statut dhe në raport me këtë si mund të funksionojë?

Bamir Topi: “Berisha ka thënë para kohe gjëra që nuk duhet t’i thoshte. Unë nuk gjykoj performancën e Berishës, por në rast se ai kërkon mbledhjen e Kuvendit s’mund t’ia japi atributin vetes duke publikuar datën. Duhet të kërkonte një komision, dikush tjetër duhet ta kishte hedhur datën si hipotezë. Nuk duhej thënë nga Berisha se ai është person i interesuar për garën. Nëse kjo kalon në struktura, Berisha s’e merr aksesin“.

Foltoren si e keni parë?

Bamir Topi: “Është një komunikim prej halli, por jo se nuk ka të drejtë në raport me drejtimin e PD, por e gjithë kjo mbyllet në binomin Berisha-Basha, ata të dy s’kanë kujt t’ia hedhin përgjegjësinë për këtë punë“, shprehet Topi.

Paraardhëse

Edi Rama futet në dhomën e vizitave, pacienti i ikën nga “duart” mjekut, për të përshëndetur Kryeministrin

Pasardhëse

Ervin Salianji: Po u kushtëzua ikja e Ramës me ikjen e Bashës, le të ikin të dy

Pasardhëse

Ervin Salianji: Po u kushtëzua ikja e Ramës me ikjen e Bashës, le të ikin të dy

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.