• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Hapen letrat, Berisha do karrigen e kryetarit dhe Basha kundër të gjithëve”, Mentor Kikia paralajmëron ‘tërmet’ politik

28 October, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
121
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gazetari Mentor Kikia ka analizuar zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai shkruan se letrat janë hapur dhe tashmë dihet që Berisha kërkon karrigen e kryetarit të partisë, ndërsa Lulzim Basha është kundër të gjithëve.

Postimi i plotë:

“Hapen letrat, Berisha do karrigen e kryetarit dhe Basha kundër të gjithëve

Letrat janë hapur. Për këdo që mund kishte ndonjë dyshim se Sali Berisha e ndezi luftën brenda PD-së për parime dhe moral, ai vetë sqaroi se do të jetë kandidat për kryetar. Padyshim, çdo kandidim tjetër do të jetë i kotë. Përtej legjitimitetit të kongresit të jashtëzakonshëm të PD-së dhe datës së mbledhjes së tij, Sali Berisha do të dalë prej ti si kryetar i ri i PD-së, i papranuar zyrtarisht nga kryetari dhe kryesia aktuale. Pavarësisht se si do të vijojë historia, ajo që ka rëndësi sot edhe pikërisht fakti se Berisha u rikthye si një aktor politik, madje i vijës së ashpër, sikundër ka lajmëruar.

Optimizmi i shumë demokratëve të moderuar, që besonin se Berisha do të hapte vetëm procesin, i cili do të çonte në rithemelimin dhe riorganizimin e PD-së, ndërsa vetë do të qëndronte jashtë, ka rënë. Berisha kërkon as më pak e as më shumë karrigen e kryetarit. E bën për inat të Bashës? E bën për sfidë ndaj SHBA? E bën se i duhet një parti për tu mbrojtur nga s’dihet se çfarë?

Nuk ka shumë rëndësi.

Rëndësi ka që kjo shoqëri dhe mjedisi politik është kaq shterpë dhe kaq i kontrolluar, sa pas 35 vjetësh, alternativa e re për të larguar një qeverisje 12 vjeçare e me një barrë aferash mbi shpinë, është sërish Sali Berisha.

Kjo është fatale dhe tragjike për një shoqëri.

I gjëndur mes zjarresh, Basha duhet të bëjë edhe opozitën në kuvend, por edhe të përballojë furinë e Berishës. Ne këto kushte ai ka zgjedhur të ndajë frontet. Nga njëra anë, sipas tij, është treshja Berisha-Meta-Rama(trekëndëshi i Bermundës), dhe në anë tjetër është ai dhe PD. S’dihet dhe për sa kohë…

E keqja, thonë, ha vetën pasi bëhet shumë e madhe. Por këtu ajo është fryrë aq shumë dhe sërish nuk ngopet. Vazhdon të na hajë ne të tjerëve, duke majmur veten.”-shkruan Kikia.

Paraardhëse

Julian Deda shpërthen keq ndaj Lulzim Bashës: Pa doktorin do ishte një noter i papunë

Pasardhëse

Kombinimi i duhur për të larguar yndyrat e barkut dhe kofshëve

Pasardhëse

Kombinimi i duhur për të larguar yndyrat e barkut dhe kofshëve

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.