• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Sherri në komisionin hetimor dhe ndërhyrja e gardës, Alibeaj flet pas largimit të PS dhe tensionit të krijuar

27 October, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
20
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Komisionit hetimor parlamentar për zgjedhjet e 25 Prillit, Enkelejd Alibeaj akuzoi mazhorancën se me bojkotin që po bën po pengon punimet e këtij komisioni. Sipas Alibeajt, qëllimi i mazhorancës “është të pengojë të thirret dëshmitar Edi Rama”.

“Ata s’duan të lejojnë që të thirret si dëshmitar Edi Rama, të thirren e të merren dokumente për patronazhistët që ndodhen në selinë e PS, s’duan që të meren të dhëna për shpërblimet 120 mln euro për rindërtimet, kanë marrë para nga buxheti i shtetit edhe ata që s’kishin probleme me tërmetin kundrejt votës. S’duan të japin të dhëna zyrtare për punësimet e përkohshme para zgjedhjeve, me qëllim për t’u marrë votën. Është fare e thjeshtë pengesa e tyre, unë do zbatoj ligjin”.-tha ai.

Alibeaj deklaroi edhe një herë se do të ngrihet kërkesë për procedim disiplinor dhe kallëzim penal ndaj administratës së Kuvendit për ndërprerjen e sinjalit të transmetimit të komisionit hetimor.

“Për administatën që hyn furishëm në kundërshtim me rregullat për të penguar punimet që heq sinjalin, kaq në panik janë heqin sinjalin që ju mediat e publiku të mos shohin cfarë po hetojmë, këto janë detyrime të cdo deputeti e imja po e po, për të paraqitur kërkesë për procedim disiplinor dhe kallëzim penal për shpërdorim detyre për pengim të punimeve të Kuvendit.

Sot komisioni ka kryer edhe pse në terr informativ, sinjali nuk shpërndahet, edhe administrata me një histerizëm prej kamikazi futet në mënyrë të vrazhdë për të ndërprerë punën kjo është situata me të cilën mazhoranca kërkon të vendosë pengesa për hetimin e komisionit hetimor të drejtën e cdo deputeti për të marrë prova. Ne e ezauruam këtë në fakt e jemi të vendosur ta cojmë deri në fund”, tha Alibeaj.

Deklarata e Alibeajt vjen pasi mbledhja e kësaj të mërkure e komisionit nisi me debate dhe përfundoi me një incident, kryetari i komisionit hetimor për zgjedhjet kërkoi ndihmëne Gardës që të nxirrte nga salla Lefterije Lleshi Luzin.

Kuvendi ka ndërprerë sinjalin e regjisë së saj duke lënë mediat në ‘terr’, ndërkohë që demokratët kanë vijuar transmetimin në rrjetet sociale.

Anëtarët e Komisionit Hetimor janë ‘sajuar’ me një celular të cilin e kanë kaluar dorë më dorë, duke publikuar në Facebook qëndrimet e tyre.

Në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare dhe Hetimore me vendim të Kuvendit nuk lejohen kamerat e mediave, pasi ligjvënësit e PS vendosën të fusin sistemin e transmetimit me regji qendrore, vendim që u kundërshtua nga gazetarët.

Paraardhëse

Ministri boshnjak jep lajmin e mirë: Do të lidhemi me hekurudhë me Shqipërinë

Pasardhëse

Iu bashkua ‘Foltores’, Edmond Spaho zbulon strategjinë që po përgatit Sali Berisha

Pasardhëse

Iu bashkua ‘Foltores’, Edmond Spaho zbulon strategjinë që po përgatit Sali Berisha

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.