• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Basha shpërthen ndaj Metës dhe Berishës: Janë të tmerruar nga vetingu në politikë

27 October, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
189
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Partia Demokratike vijon të ziejë nga debatet sa i takon përjashtimit të ish-kryeministrit Berisha nga grupi parlamentar. Pas debateve të së hënës në mbledhje grupi, dje kjo çështja ka shkaktuar tension edhe në një takim që kryetari Basha ka pasur me krerët e degëve. Në orën 18.00 Basha mbajti një takim me krerët e degëve në të gjithë vendin dhe fokusi i saj ishte reforma territoriale dhe ajo zgjedhore. Basha kërkoi që ata të nisin me propozimet për këto dy çështje, ndërsa i informoi se Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, do të dalë në bazë për të diskutuar me strukturat. Mirëpo disa krerë degësh që kanë dalë në krah të ish-kryeministrit kanë kërkuar që të mos shmanget përjashtimi i tij.

Sipas tyre, PD është në krizë dhe duhet të diskutohet për zgjidhjen e saj. Dashamir Aliko i Gjirokastrës është shprehur: “Nuk mund të vazhdojmë kështu, duhet zgjidhje”. Ndërsa Anton Pjetërnikaj i Paskuqanit ka thënë: “Kështu nuk mund të shkojë partia, po ngordh demokracia“. Edhe Isuf Çelakj ka kërkuar që të marrë fund konflikti në PD.

Ndërkohë Basha nuk është lëkundur nga qëndrimi i tij. Ai është shprehur se PD nuk është në krizë dhe vendimi ishte personal i tij. Po ashtu ai ja u bëri të artë se nuk do të lejojë që të mblidhte një Kuvend i cili do të ketë në fokus vendimet e SHBA.

“Nuk e bunkerizoj Partinë Demokratike për interesat e një personi. Në PD nuk do të ketë institucione paralele. Armiku jonë i vetëm është Edi Rama”, ka thënë Basha. Më tej mësohet se ai u ka kërkuar krerëve të degëve që të informojnë bazën se si qëndron e vërteta e vetingut në politikë. Sipas Bashës, tre personat që janë tmerruar nga ky veting janë Berisha, Meta dhe Rama.

“Ne do i qëndrojmë deri në fund këtij zotimi dhe kush ka lidhje me krimin, ka bërë korrupsion dhe ka pastruar para nuk do jetë më pjesë e sistemit. Mos harroni që vetingu në politikë do pastrojë llumin dhe zbulojë shumë pasuri të këtyre që bëjnë si shenjtore. Po ju ngushtohet laku dhe e dinë fundin prandaj janë hedhur në sulm ndaj meje”, ka thënë Basha. Më tej ai ka dalë sërish te fakti se Berisha po u bën shantazh deputetëve dhe strukturave. Basha ka kërkuar që ta të mos bien pre e tyre.

“Berisha e di mirë që iku nga amerikanët dhe askush nga SHBA nuk ju ka bërë presion demokratëve dhe Bashës. Berisha është gënjeshtar dhe i tmerruar. Unë nuk do lejoj mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD. Nuk ju ndaloj të shkoni në foltore, por ajo është ngjizur për interesa të ngushta personale të Berishës dhe atyre që e sponsorizojne. PD dhe unë mbështetemi nga SHBA. Mos bini pre e shantazheve që ju bën Berisha”, ka deklaruar kreu demokrat. Basha në të njëjtën linjë ishte edhe në takimin me deputetët ditën e hënë. Ai u shpreh se nuk do të njohë asnjë strukturë paralele apo bunkerizim të PD.

Paraardhëse

Besnikët tradhtojnë Berishën për vetingun në politikë, Shehu, Baçi, Koti, Vokshi dhe Çelaj firmosin draftin për spastrimin e të korruptuarve

Pasardhëse

PS përgatitet për zgjedhje vendore, Gjiknuri mbledh krerët e degëve dhe kërkon të jenë në gatishmëri

Pasardhëse

PS përgatitet për zgjedhje vendore, Gjiknuri mbledh krerët e degëve dhe kërkon të jenë në gatishmëri

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.