• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Kur do shkosh në SPAK?”, Arben Ahmetaj debat të ashpër me Alibeajn

25 October, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
105
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Replika të forta janë shkëmbyer sot në Kuvend, mes zv.kryeministrit Arben Ahmetaj dhe nënkryetarit të PD-së Enkelejd Alibeaj. Ahmetaj u kërkoi demokratëve të votojnë në Kuvend zgjatjen e organeve të vetingut. Ndërkaq, Alibeaj e pyeti Ahmetajn se kur do të përgjigjet në SPAK për kallëzimet e opozitës.

DEBATI

Ahmetaj: Ajo që vë re është që edhe mazhoranca edhe opozita sjellin fakte, interpretime, shtrëmberime realiteti. Refliketimi i qeverisë ka të bëjë me reformat që prekin territore, të mëdha apo të vogla, që flasin për përpjekje për të ndryshuar realitetin. Kur doni të largoheni nga realiteti thoni po mirë pse na krahasoni me 38-tën. 2013 nuk është 1038-ta. Qytetet shqiptare ishin sikur ishin bombarduar, sot janë shumica të ndryshuara tërësisht, rrënjësisht, jo vetëm në qendra dhe periferi. Atë ditë kur morëm drejtimin e vendit ishte kulmi i varfërisë. Ishte lugina më e ulët e varfërisë 2012-ta. Varfëria nuk zhduket për një ditë, por nuk bëhet duke ardhur, duke qarë apo klithur për të varfrit me fjalë të bukura.

Nëse nuk bën reforma je duke u shtirur. Reforma në drejtësi, kujt i flisni për korrupsionin ju?! Po të mos u kishte marrë ambasada amerikane një nga një nuk do e kishit votuar. Tani bëni numra për vetingun, jo shiko se është një ndryshim kushtetues nga ne, jo është ndryshim kushtetues nga ata. Për ca i bini vërdallë? Votoheni zgjatjen e Vetingut, aty fillon. Mbani shënim për rindërtimin dhe mos gënjeni, nuk dua tu futem emrave se ka histori të gjatë. Janë 33 mijë familje, falas.

Nuk ka pasur asnjë forcë politike, që të bëjë këtë që bëri kjo forcë politike. Janë 1049 familje që do të futen në shtëpi në datën 25 nëntor të këtij viti, dhe në fund të shtatorit të vitit tjetër do kemi përfunduar me rindërtimin. Më sillni një raport të një organizate, pse nuk sillni një raport të KE-së, thotë që qeveria shqiptare i ka bërë detyrat e shtëpisë. 10 për qind rritet pagesa e papunësisë. Votoni reformën në drejtësi, votoni vetingun, që të punojmë bashkë për shoqërinë dixhitale.

Alibeaj: Flet ti për reformën në drejtësi?! Kur do shkosh në SPAK të përgjigjesh?

Ahmetaj: Pas teje.

Alibeaj: Unë kam shkuar dhe kam çuar kallëzim për ty. Ti flet për rindërtimin?! Kur do shkosh në SPAK për 120 milionë euro që një javë para ditës së zgjedhjeve i shpërndave për të blerë vota.

Ahmetaj: Mos u bëj qesharak.

Alibeaj: Kur të flasësh ti për drejtësi atëherë tu kërkosh shqiptarëve për të votuarve. Shqiptarët kanë nevojë për drejtësi kur të shohin ty dhe atë tjetrin kështu (kryqëzon duart).

Paraardhëse

Luljeta Bozo me shkop! Pamjet që nuk u panë sot nga seanca e Kuvendit, ja kush tërhoqi vëmendjen

Pasardhëse

“Çështja shkon në gjykatë”, Nano tregon se kush do jetë kryetari në Partinë Demokratike pas luftës Berisha-Basha

Pasardhëse

“Çështja shkon në gjykatë”, Nano tregon se kush do jetë kryetari në Partinë Demokratike pas luftës Berisha-Basha

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.