• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Bashkia e Tiranës merr vendimin e menjëhershëm për operatorët e transportit urban

25 October, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
105
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj takoi sot përfaqësuesit e operatorëve të transportit urban, me të cilët u ra dakord për përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve, si dhe pranimin e një pakete të propozuar nga Bashkia e Tiranës për kalimin e situatës së vështirë.

Operatorët pranuan kërkesat e bashkisë për rritjen e standardit të shërbimit, vendosjen e GPS dhe formalizimin e shitjes së aboneve, ndërkaq, për herë të pare, Bashkia e Tiranës do të ofrojë 1 milion euro subvencion. “Bashkia e Tiranës do të ofrojë për herë të parë një subvencion prej 1 milion eurosh. Cilësinë e rrit vetëm transparenca, përdorimi i GPS, aboneja e formalizuar, dhe jo subvencioni. Por, duke qenë se jemi në kushte të jashtëzakonshme kam marrë një vendim të jashtëzakonshëm. Si fillim, angazhohemi edhe për subvencionin e TVSH-së dhe akcizës, që do e japë bashkia e Tiranës cash për operatorët, por sigurisht që do monitorohet me transparencë, me GPS dhe me mënyrën e formalizimit të shitjes së aboneve, në të kundërt në nuk kemi bërë asgjë”, tha Veliaj.

Për herë të parë do të ketë formatizim dhe formalizim unik të shitjes së aboneve, me qëllim eliminimin shitjes së tyre në tregun e zi. “S’mund të kemi skena si ato që ndodhën vjet, ku arrestohen operatorët me abone e bileta false. Kjo është marrëdhënie besimi, duhet fillimisht të keni besim te njeri-tjetri. Në momentin që ne vazhdojmë shesim nën dorë, është për turp. Me vendosjen e GPS nëpër autobusë duhet të përcaktojmë edhe vendin se ku do shiten abonetë, në mënyrën e duhur e jo në rrugë”, deklaroi Veliaj. Kryebashkiaku u shpreh se do të vijojë mbështetja për kategorinë e studentëve dhe të kategorive të tjera sociale. “Kur shoh skena që përzihet nga autobusi një veteran lufte, ose një i ri me aftësi të kufizuar, se me demek ne s’paskemi kartelën e duhur apo rimbursimin e duhur, kjo është mungesë njerëzilliku, është fyese. Unë jam gati ta adresoj dhe do ta zgjidh këtë. Por teksa e zgjidhim, nuk justifikohet nxjerrja e një veteran lufte nga autobusi e as nuk justifikohet nxjerrja e një njeriu me paterica. Jemi shqiptarë, qytetarë e pastaj jemi kryetarë bashkie e pronarë autobusësh”, nënvizoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë paralajmëroi operatorët se nëse nuk do të rrisin cilësinë e transportit, do t’iu hiqet licenca. “Linja e Kopshtit Zoologjik nxjerr nga marmita kancer e kjo s’ka lidhje fare me Covidin, kjo ka të bëjë me mjete të amortizuara, që janë skandal. Ju kam lënë afat deri në datën 30 tetor. Keni dhe 5 ditë kohë; ose ndryshe do humbisni licencën, siç e humbi “Ferluti”. Të mbjellësh pemë te liqeni, të bësh korsi biçikletash, ta bësh liqenin vendin më të vizituar dhe ta rrethosh përveç pyllit orbital me blozë orbitale kjo është e patolerueshme. Ata autobusë prodhojnë kancer, dhe minimalisht për dinjitetin e fëmijëve tanë, ju s’duhet t’i nxirrni më ata autobusë”, theksoi Veliaj.” Operatorët pranuan paketën e ofruar nga Bashkia e Tiranës që synon të ofrojë një shërbim më të mirë të transportit publik urban në kryeqytet.

Paraardhëse

Semi pëson krizë paniku pas sherrit me Fifin, revoltohen keq banorët e ‘Big Brother VIP’ (VIDEO)

Pasardhëse

Zv.ministrja e Mbrojtjes merr pjesë në nënshkrimin e Kuadrit të Bashkëpunimit për Zhvillim të Qëndrueshëm mes Shqipërisë e OKB

Pasardhëse

Zv.ministrja e Mbrojtjes merr pjesë në nënshkrimin e Kuadrit të Bashkëpunimit për Zhvillim të Qëndrueshëm mes Shqipërisë e OKB

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Krishtlindje të ftohta me shi e borë/ Meteorologia, paralajmëron: Ja si parashikohet moti gjatë kësaj jave nga IGJEUM

Nga lajme10
23 December, 2025
0

Kjo e martë ka rikthyer sërish reshjet e shiut në vendin tonë. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar...

“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama SHERR me biznesmenin: Mos vazhdo se do vij të t’i shoh ndërtimet, mos më del gjysma gjel

23 December, 2025

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

26 November, 2025

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.