• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Alqi Bllako: Sfida e krizës së energjisë është botërore, ja disa nga arsyet e rritjes së çmimit të energjisë elektrike

25 October, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
22
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti i PS, Alqi Bllako thotë se kriza e energjisë është botërore. Përmes një analize në rrjetet sociale, ligjvënësi Bllako ka dhënë disa nga arsyet e rritjes se çmimit të energjisë elektrike.

Ja statusi i plote i deputetit Bllako:

“Sfida e krizës së energjisë është botërore.

Për pak më shumë qartësi, kam renditur disa elementë mbi ndryshimin që kanë pësuar çmimet dhe arsyet pse ka ndodhur kjo.

Në shtator të këtij viti, çmimi i gazit natyror në Europë shënoi një vlerë 6 herë më të lartë se e njëjta periudhë e vitit 2019, viti i fundit normal para pandemisë.

Çmimet e gazit në Europë janë ngushtësisht të lidhura me çmimet në Azi pasi çmimi në Europë duhet të rritet në mënyrë të konsiderueshme për të devijuar drejt Europës ofertën e destinuar drejt Azisë.

Çmimi i qymyrit është rritur gjithashtu, për shumë arsye, një nga të cilat lidhet me rritjen e çmimit të gazit, pasi qymyri është produkt zëvëndësues për gazin në prodhimin e energjisë elektrike.

Në përgjigje të rritjes së çmimit të gazit dhe qymyrit, prej të cilëve më së shumti prodhohet energjia elektrike, edhe çmimi i kësaj të fundit është rritur ndjeshëm.

Çmimi me shumicë i energjisë elektrike në Mbetërinë e Bashkuar është rritur me +10 herë në raport me mesataren e dekadës së fundit. Në Gjermani çmimi i Energjisë ka tejkaluar vlerën maksimale të arritur në vitin 2008.

Arsyet e rritjes së çmimit të energjisë elektrike janë disa, mes të cilave ia vlen të përmendim gjithashtu që:

?? Moti ekstrem ka ndikuar si ofertën, ashtu dhe kërkesën për gaz. Dimri në Hemisferën Veriore, sidomos në Azi, si dhe pranvera në Europë ishin shumë të ftohta këtë vit, duke rritur ndjeshëm kërkesën për gaz. Gjithashtu, ngricat e mëdha në Texas ulën sasinë e gazit të prodhuar në SHBA të destinuar për eksport në Azi dhe vende të tjera. Ndërkohë, vera shumë e nxehtë e këtij viti në Kinë, Europë dhe SHBA rritën ndjeshëm kërkesën e gazit për energji elektrike për ftohje.

Burimet alternative të energjisë kanë qenë të limituara këtë vit. Prodhimi i energjisë nga era ka qenë nën mesatare për shkak të motit të pafavorshëm. Tre reaktorë nuklearë për prodhim energjie u mbyllën në Gjermani, si dhe thatësira e tejzgjatur në Kinë dhe Amerikën e Jugut ulën ndjeshëm sasinë e energjisë së prodhuar nga burime hidrike.

Rimëkëmbja ekonomike pas pandemisë ka qenë shumë e fortë, si në Europë ashtu dhe në Azi duke rritur ndjeshëm kërkesën për energji elektrike kryesisht nga fabrikat dhe bizneset. Vetëm kërkesa e Kinës për gaz natyror të lëngshëm gjatë gjysmës së parë të vitit u rrit me +25%.

Pavarësisht rritjes së kërkesës dhe situatës së pazakontë, kompania shtetërore Ruse e gazit GAZPROM nuk e ka rritur aspak sasinë e gazit të eksportuar në Europë përtej asaj që ka marrë përsipër në kontratat afatgjata të nënshkruara. Kjo vjen si pasojë e pamundësisë ose mungesës së vullnetit. Një nga arsyet mund të lidhet me përfundimin e gazsjellësit NORD STREAM 2 dhe presionit që Rusia po i bën BE-së për të çertifikuar sa më parë lëshimin e gazit në këtë tubacion, pa kaluar plotësisht të gjitha proçeset e parashikuara.

Politika e ndryshimeve klimatike ka rritur ndjeshëm taksën e karbonit, duke bërë që të rritet çmimi i energjisë. Siç thamë, rritja e çmimit të gazit, solli rritjen e kërkesës për qymyr për prodhimin e energjisë. Si rrjedhojë rritja e përdorimit të qymyrit, duke qenë produkt me nivel të lartë karboni rriti ndikimin e taksës së karbonit në çmimin e energjisë.

Si rezultat i gjithë këtyre zhvillimeve, tashmë rezervat e gazit natyror të lëngshëm në Europë janë në nivelin e tyre më të ulët në një dekadë.

Kriza është botërore! Ndërkohë që Shqipëria nuk mund të ketë ndikim për situatën në nivel ndërkombëtar; në nivel kombëtar, Këshilli i Ministrave ka premtuar se për familjet dhe bizneset e vogla nuk do të këtë rritje të çmimit të energjisë elektrike .”-shkruan Bllako.

Paraardhëse

“S’kam ardhur të dëgjoj pëshpërimat e tua”, Iliri i ‘nxjerr bojën’ Palomës, gazetarja shpërthen në të qara

Pasardhëse

Semi pëson krizë paniku pas sherrit me Fifin, revoltohen keq banorët e ‘Big Brother VIP’ (VIDEO)

Pasardhëse

Semi pëson krizë paniku pas sherrit me Fifin, revoltohen keq banorët e 'Big Brother VIP' (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.