• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Zëri i Amerikës”: Zgjerohet përplasja Berisha-Basha brenda PD

24 October, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
64
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në Shqipëri, Partia Demokratike e Opozitës është përfshirë në një debat të brendshëm, lidhur me autoritetin drejtues të Partisë më të madhe Opozitare. Partia Demokratike, sapo është kthyer brenda institucioneve pas 2 viteve braktisje të Parlamentit dhe pushtetit vendor. 6 muaj më pare, Opozita humbi Zgjedhjet e përgjishthshme të 25 Prillit, ndërsa sekretari amerikan Anthony Blinken, shpalli ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij, si të papërshtatshëm për të shkuar në SHBA. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përjashtoi nga grupi parlamentar deputetin Berisha, pasi u shpall “non grata” nga SHBA.

Por ky i fundit, tha se “vendimi personal i kryetarit Basha, shkelte rregullat e partisë” dhe nisi një tur takimesh në qytete të ndryshme, duke kërkuar “një kongres të jashtëzakonshëm partiak, data e të cilit do të shpallet javën e ardhshme pas mbledhjes së firmave të mjaftueshme” – si u shpreh ai. Por kryetari Basha deklaroi, si shpesh herë së fundi, “se ai kongres nuk do të mbahet dhe se Sali Berisha nuk ka nga statuti i partisë ndonjë mbifuqi që të thërrasë forumet e partisë“.

“Neni 3 i Statutit të Partisë Demokratike është i qartë sa i takon orientimit euro-atlanetik të Partisë. E përsëris që Kuvend Kombëtar që të marrë në shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane nuk ka për të patur sa kohë të jem unë kryetar i partisë. Për këtë mandat kam marrë shumicën dërrmuese të votave të anëtarëve të PD-së, dhe objektivi është rrëzimi i regjimit të Edi Ramës dhe ardhja e PD-së në pushtet”, u shpreh Basha.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, e përjashtoi deputetin Berisha nga grupi parlamentar i partisë pasi ky i fundit, i shpallur “non grata” nga SHBA-të, deklaroi se do të vetëmbrohej pa e përfshirë partinë në këtë çështje. Por ai nisi një seri takimesh në qytete të ndryshme, ku po mbledh firma për t’i kërkuar partisë “të mbledhë Kuvendin e vet për të diskutuar vendimin personal të kryetarit Basha ndaj tij si” shkelje e statutit të partisë”.

Zoti Basha tha se zoti Berisha mund të thërrasë institucione paralele në përpjekjet e tij për ta kthyer partinë në një bunker për hallet e tij personale, por PD, anëtarët e saj dhe qytetarët shqiptarë kanë halle dhe përparësi të tjera.

“Kryetari i partisë, – theksoi ai, – nuk do të thërrasë kongres për të ngritur bunker në shërbim të askujt”.

Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, përcaktoi në maj zotin Berisha, bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij, si individë që nuk janë të përshtatshëm për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së ish-kryeministrit Berisha në korrupsion domethënës. Sekretari Blinken theksoi se zoti Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij.

Një ditë më parë ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi Partinë Demokratike dhe drejtuesin e saj Basha se, “duke kërkuar vettingun e politikanëve përmes SPAK-ut, ka dëshmuar se ai është skllav i kryeministrit Rama”. Por zoti Basha theksoi se nisma e opozitës për ndryshime kushtetuese mbi vetingun e pastërtisë së figurës dhe pasurisë së politikanëve u shpall qysh në vitin 2018, kur kërkesën e firmosi edhe zoti Berisha, dhe tani ajo po e kërkon përsëri vetingun, pasi reflektoi në të komentet e Komisionit të Venecias.

“Unë i qëndroj firmës time të vjeshtës 2018. Nëse dikush tjetër i qëndron apo ka ndryshuar mendim, kjo është çështje e çdokujt tjetër”– tha zoti Basha.

Ai theksoi se është i gatshëm që vetingu i politikanëve të nisë prej tij, por nuk mund të kuptonte përfaqësuesit socialistë, që kanë frikë të zbatojnë mbi politikanët atë që e kërkuan dhe po e zbatojnë mbi gjyqtarët.Krahas vetingut të politikanëve, opozita kërkoi në parlament 3 komisione hetimore për zgjedhjet e  përgjithshme, për incenseratorët dhe çështjen Beketi. Socialistët në shumicë, në mandatin e tretë qeverisës, rrëzuan këtë të fundit dhe u larguan nga komisioni për hetimin e zgjedhjeve, ndërsa kërkesa për hetimin e inceneratorëve pritet të shqyrtohet javën e ardhshme.VOA

Paraardhëse

Lulzim Basha sulmon edhe Çim Pekën: Më dhemb ku është katandisur

Pasardhëse

Edi Rama: Ujësjellësit janë kthyer në sektorë punësimi, me njerëz që marrin rrogën kot

Pasardhëse

Edi Rama: Ujësjellësit janë kthyer në sektorë punësimi, me njerëz që marrin rrogën kot

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.