• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Yuri Kim mesazh urgjent Kuvendit: Të rritet kërkesa e llogarisë ndaj qeverisë, SHBA mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

23 October, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
28
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim ka pasur dje një takim me drejtueset e Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian – Kryetaren Jorida Tabaku dhe Nënkryetaren Etilda Gjonaj – për të diskutuar mbi progres raportin e Komisionit Europian për vitin 2021. Përmes një njoftimi për mediat, ambasada amerikane bëri me dije se ambasadorja e ka bërë të qartë se SHBA është në krah të Shqipërisë në aspiratën e saj europiane.

“Presidenti Biden dhe Sekretari Blinken kanë theksuar se Shtetet e Bashkuara besojnë me forcë se Shqipëria i përket Bashkimit Europian dhe se negociatat e anëtarësimit duhet të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur. Ne besojmë se procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian ndihmon në konsolidimin e institucioneve demokratike, në mbrojtjen e të drejtave themelore dhe në përparimin e sundimit të ligjit në Shqipëri, si dhe rrit stabilitetin dhe kontribuon në zhvillimin e popujve të rajonit”, tha ambasada amerikane.

Sipas saj, Yuri Kim mirëpriti vendosmërinë e Komisionit për të forcuar llogaridhënien mbi veprimet e qeverisë, për të informuar publikun dhe për të përshpejtuar përparimin drejt përmbushjes së standardeve të Bashkimit Europian, përfshirë sundimin e ligjit, reformën në drejtësi, masat kundër korrupsionit dhe pastrimit e parave në përputhje me rekomandimet e Task Forcës për Veprim Financiar (FATF) dhe reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e ODIHR-it.

“Ajo përsëriti se Shtetet e Bashkuara do të vijojnë të mbështesin me forcë përpjekjet e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian, e cila – ashtu si përpjekja e suksesshme e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në NATO – është një qëllim i rëndësishëm strategjik që kërkon kontributin e ideve dhe përpjekjeve nga të gjitha palët”, tha ambasadorja amerikane. Po dje, një takim të ngjashëm ambasadorja pati me Elisa Spiropalin,

ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Në një postim në rrjetet sociale, shoqëruar me fotografi nga takimi, ministrja Spiropali thekson se Shqipëria është përzgjedhur të marrë pjesë në “Samitin për Demokraci”, iniciativë e Presidentit Biden që bën bashkë udhëheqës botërorë dhe aktorë të tjerë nga vende demokratike.

Paraardhëse

PD akuza qeverisë: Procesi i rindërtimit është kapur nga oligarkët, ja skema e abuzimit me bonuset e qirave

Pasardhëse

Samiti i fundit i BE-së për “makinën e kompromisit” Angela Merkel, çfarë përmbante video që u shfaq në samitin e fundit

Pasardhëse

Samiti i fundit i BE-së për "makinën e kompromisit" Angela Merkel, çfarë përmbante video që u shfaq në samitin e fundit

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Rama kërkon mbledhje urgjente me deputetët e PS ditën e shtunë, zbulohet agjenda

Nga lajme5
19 June, 2026
0

Kryeministri Edi Rama pritet paraditen e së shtunës të drejtojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të...

Lajme.al uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Kurban Bajramin

27 May, 2026

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

16 April, 2026

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.