• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Astrit Patozi: Plani me tre pika i Bashës është nxitur vetëm nga një gjë

22 October, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
54
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-deputeti demokrat Astrit Patozi është shprehur se iniciativa me 3 pika e Partisë Demokratike është e nxitur nga paniku i Foltores së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në një postim në rrjetet sociale, Patozi thotë se ajo që e çudit është fakti se pak muaj më parë Basha bëri premtimin e bujshëm për zhbërjen e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008 të nënshkruara nga Rama dhe Berisha.

Sipas tij, kryedmeokrati nuk e përmend fare këtë temë në ditët e sotme, pasi nuk i intereson zhbërja e atyre ndryshimeve, të cilat përforcojnë pushtetin e kryetarit të partisë.

Postimi i plotë i Astrit Patozit:

“PLANI ME 3 PIKA I LULIT DHE FOLTORJA NGA MBRAPA

E kuptoj mirë nevojën e Lulzim Bashës për t’i gjetur punë opozitare vetes në këto kohë të vështira, kur ka frikë të dalë edhe në oborrin e selisë së Partisë Demokratike. Ndaj edhe nuk ia vlen fare që të humbësh kohë për të analizuar cilësinë e propozimeve të tij, jo aq si kundërpeshë e kërkesës së qartë ndërkombëtare për votimin e zgjatjes së vetingut, se sa si një hall i brendshëm.

Sepse plani me tre pika, që po shëtit prej ditësh nëpër studio debatesh pa lidhje, e ka të shkruar të shkruar në ballë, që është nxitur prej panikut të foltores së Sali Berishës dhe nuk ka fare të bëjë me shqetësimet reale të shoqërisë shqiptare.

Por ajo që më çudit është fakti se si nuk doli kush t’i kujtojë Lulit premtimin e tij të bujshëm për zhbërjen e ndryshimeve kushtetuese të 2008-ës. Nuk kanë kaluar, as vite dhe as shumë muaj prej asaj dite, ndërkohë që ” dorashka” e ditëve të fundit e PD-së për Edi Ramën, jo vetëm që nuk e godet statuskuonë, por ajo e përforcon edhe më shumë kryetarokracinë, si regjim që favorizon pushtetin absolut të kryetarëve të partive.

Që do të thotë se Lulzim Basha, pa iu dridhur fare qerpiku, sot na fton të diskutojmë dhe të pranojmë krejtësisht të kundërtën e asaj, që premtonte në fund të gushtit.

Arsyeja është e thjesht. Në atë kohë nuk kishte ndodhur ende divorci i detyruar apo “besëprerja” në raportin e tij me Sali Berishën, ndaj edhe Luli ia lejonte vetes të paraqitej madje edhe si ëndërrimtar reformash, nga ato që nuk i ka dashur kurrë.”-shkruan Patozi.

Paraardhëse

Nuk ka qetësi në Greqi, tjetër tërmet i fortë shkakton lëkundje të fuqishme në vend

Pasardhëse

Ambasadorja amerikane thërret në zyrë Tabakun dhe Gjonajn, Yuri Kim zbardh takimin

Pasardhëse

Ambasadorja amerikane thërret në zyrë Tabakun dhe Gjonajn, Yuri Kim zbardh takimin

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.