• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Cili është fituesi i zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut? Partitë nuk presin KSHZ, shpallin rezultatet

18 October, 2021
në Kryesore, Rajon
0
51
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut morën pjesë në votime rreth 49.11% e qytetarëve me të drejtë vote. Partitë politike shpallin fitoret ende pa dalë rezultatet e KSHZ.

Rreth 49.11% ose 842.512 votues morën pjesë në votime në zgjedhjet lokale të së dielës (17.10) në Maqedoninë e Veriut. Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski ka thënë se numri mund të rritet me 5-6%, duke e pasur parasysh se në këto llogaritje nuk hyjnë personat që kanë votuar pa “fingerprint”.

Procesi i votimi u zgjat me 30 minuta, kryesisht për shkak të problemeve teknike lidhur me votimin biometrik. Pjesëmarrje më e lartë është regjistruar në komunën e Vevçanit me rreth 73 për qind ndërsa më e ulët në komunat me shumicë shqiptare në pjesën perëndimore të vendit, edhe atë mes 30 dhe 40 për qind.

Sipas KSHZ-së, procesi zgjedhor është zhvilluar kryesisht i qetë dhe pa incidente që do të prishnin rrjedhën e votimeve. Në RMV po votohet për zgjedhjet lokale

Mickovski: VMRO-DPMNE ka fituar bindshëm në zgjedhjet lokale

Në mungesë të të dhënave zyrtare nga KSHZ partitë politike kanë dalë me informacione nga shtabet e tyre zgjedhore për fitimin e votave. Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski ka thënë se kjo është një ditë historike, sepse partia opozitare maqedonase ka fituar në shumë komuna që në raundin e parë, gjithsej 20.

“Fitojnë që në raundin e parë në Makedonski Brod, Aerodrom, Kisella Vodë, Sopishte, Butel. Ndërsa në raundin e dytë shkojnë në Karposh dhe Qendër, Çuçer Sandevo dhe në Qytetin e Shkupit”, ka deklaruar Mickovski. Kreu i VMRO-DPMNE-së falënderoi qytetarët për mbështetjen e dhënë duke nënvizuar se kjo është fitore e tyre. Sipas tij, kjo nuk është fitorja e madhe, por hapi i parë drejt saj.

Ahmeti: BDI është fituese bindëse e këtyre zgjedhjeve

Edhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka falënderuar qytetarët që treguan kulturë demokratike në zgjedhjet lokale të 17 tetorit dhe shpalli fitoren e BDI-së që në raundin e parë në tri komuna dhe epërsi të madhe të kandidatëve të saj në raundin e dytë. Ai po ashtu ka theksuar se BDI ka rritje të votave. “BDI ka fituar në Likovë,Saraj, Plasnicë, ndërsa udhëheq dukshëm në komunën e Tetovës, Çairit, Kërçovës, Strugës, Zhelinës, Tearcës, Bogovinës, Haraçinës, Dollnenit”, ka deklaruar Ahmeti.

LSDM: Fitojmë bindshëm në më shumë se 20 komuna

Fitore të bindshme ka deklaruar edhe Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Ljupco Nikollovski, duke theksuar, se ata fitojnë bindshëm në më shumë se 20 komuna që në raundin e parë. Nikollovksi tha, se socialdemokratët udhëheqin në komunat e Koçanit, Karposhit, Qendër, edhe në Pehçevë, Demir Kapi, Demir Hisar, Rosaman, gjithastu edhe në Qytetin e Shkupit. Ai i bëri thirrje kryetarit të VMRO-DPMNE-së të qëndrojë me këmbët në tokë, sepse nuk është e vërtet se udhëheqin ata.

Kasami: Udhëheqim me Tetovën-në raundin e dytë do të fitojnë mbi Arifi

Kryetari i Lëvizjes, Besa Bilal Kasami ka thënë se në Tetovë janë në epërsi dhe udhëheqin bindshëm në këtë komunë. Ai tha se është i bindur se në raundin e dytë do të fitojnë kundër Teuta Arifit. Gjithashtu ai falënderoi të gjithë aktivistët dhe votuesit e Besës dhe potencoi se në raundin e dytë nuk kanë për t’i zhgënjyer.DW

Paraardhëse

A duhet të shqetësohen qytetarët për lëkundje të tjera? Tërmeti i fuqishëm goditi vendin tonë mbrëmjen e djeshme

Pasardhëse

Rezultati i deritanishëm i votimeve në Kosovë, ish-këshilltari i Kurtit del me deklaratën e fortë

Pasardhëse

Rezultati i deritanishëm i votimeve në Kosovë, ish-këshilltari i Kurtit del me deklaratën e fortë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.