• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Vijon numërimi i votave në Maqedoninë e Veriut, ja si paraqitet deri më tani rezultati, Zaev del me reagimin e fortë

18 October, 2021
në Kryesore, Rajon
0
68
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ka nisur numërimi i votave të para rreth dy orë pas mbylljes së votimit për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut për 80 komunat e vendit dhe këshilltarët e tyre.

Zgjedhjet janë zhvilluar ditën e djeshme ku në disa komuna kanë përfunduar pas orës zyrtare 19:00 në disa komuna për shkak të pjesëmarrjes së lartë.

Sipas të dhënave zyrtare në zgjedhjet lokale pjesëmarrja ka qenë rreth 49% ose rreth 846 mijë votues. Partitë shqiptare, BDI, Besa, Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët kanë krijuar koalicione multietnike me partitë maqedonase.

Nga numërimi i votave të para në Komunën e Tetovës, kryeson kandidatja e BDI, Teuta Arifi me rreth 26%. Në vend të dytë është Biljal Kasami i Lëvizjes Besa me 22%. Në vend të tretë Vullnet Murseli i Koalicionit për Shqiptarët dhe Alternativa me 12%. Kurse Sadi Bexheti i Partisë Demokratike Shqiptare i katërti me 10%.

Kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev, në daljen e parë pas përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve, tha se nuk është e vërtet se kanë humbur. Sipas tij ata shkojnë në balotazh në plot 36 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Ndërsa në komunën e Qendrës, Karposhit, Shoto Orizarës dhe në shumë komuna të tjera udhëheqin bindshëm dhe mund të fitojnë që në raundin e parë.

“Jam i bindur se do të kemi më shumë kryetar komunash se VMRO-DPMNE-ja, prandaj nuk kemi pse të shkojmë në zgjedhjet të parakohshme. Ne udhëheqim bindshëm në më shumë se 36 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Së bashku me aleatët e tjerë do arrijmë t’i fitojmë bindshëm edhe këto zgjedhje”, tha Zaev.

Kandidatët vijnë nga partitë politike, koalicionet, si dhe kandidatët e pavarur. Në rrethin e parë, për kryetar komune zgjidhet ai kandidat që ka marrë shumicën e votave nga personat që kanë votuar, nëse në zgjedhje dalin një e treta nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në Listën Zgjedhore të komunës përkatëse, në të kundërtën përsëritet i gjithë procesi zgjedhor për komunën përkatëse.

Paraardhëse

Avantazhi nuk mjafton, VV-së i duhet raundi i dytë për të marrë Prishtinën

Pasardhëse

Arben Ristani: Kuvendi nuk do të mblidhet për të diskutuar vendimet e DASH, por statutin e PD

Pasardhëse

Arben Ristani: Kuvendi nuk do të mblidhet për të diskutuar vendimet e DASH, por statutin e PD

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.