• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Aleanca e 6 organizatave ndërkombëtare e financuar nga KE i kërkon qeverisë anulimin e Agjencisë për Media dhe Informim

11 October, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
30
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Aleanca Për Liri të Mediave dhe Përgjigje të Shpejtë i ka kërkuar Partisë Socialiste në Shqipëri që të heqë dorë menjëherë nga planet për themelim të Agjencisë për Media dhe Informim, në mënyrë që të mos ketë kontroll të plotë mbi informacionin publik në këtë shtet.

“Ne po ashtu i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian që menjëherë të angazhohet me Qeverinë shqiptare për të diskutuar këto shqetësime, si çështje me prioritet në bisedimet për anëtarësim”, ka thënë aleanca, e cila përbëhet nga gjashtë organizata ndërkombëtare, të cilat merret me liri të mediave dhe të drejta të gazetarëve në botë.

Aleanca Për Liri të Mediave dhe Përgjigje të Shpejtë është krijuar më 2020 dhe financohet nga Komisioni Evropian. Sipas saj, planet për krijim të Agjencisë për Media dhe Informim në Shqipëri, të shpalosura gjatë sesionit të parë të legjislaturës së re në Parlamentin e Shqipërisë më 18 shtator, mund të centralizojnë kontrollin mbi marrëdhëniet publike të Qeverisë në një entitet të vetëm.

“Sipas vendimit, zëdhënësit e ministrive dhe të departamenteve qeveritare, do të ndalohen që të flasin drejtpërdrejt me mediat dhe informacioni publik apo komentet do të duhet të miratohen nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë, i cili do të emërohet nga kryeministri dhe do ta ketë pozitën e barabartë me atë të një ministri qeveritar”, ka thënë aleanca përmes një deklarate.

Aty është përmendur po ashtu se kushdo që mban pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm, do të mund të emërojë apo shkarkojë zëdhënësit në secilën ministri dhe do t’ua miratojë paraqitjet publike apo intervistat. Organizatat që janë pjesë e aleancës besojnë se ndonëse Qeveria shqiptare, në krye me Edi Ramën, ka thënë se duke financuar këtë Agjenci me buxhet shtetëror, do ta rrisë transparencën, në fakt mund të ndodhë e kundërta.

“Gazetarët në Shqipëri janë duke punuar aktualisht në kushte jashtëzakonisht të vështira për të pasur qasje në informacion nga burimet qeveritare. Qeveria komunikon me gazetarët përmes grupeve në platformën WhatsApp, në vend që të përdorë kanale zyrtare. Gazetarët që punojnë për media të pavarura diskriminohen vazhdimisht kur kërkojnë informacione nga ministrat. Gazetarëve që shihen si përfaqësues të ‘opozitës’ nuk u mundësohet akreditimi dhe u mohohet bërja e pyetjeve në konferenca për media”.-tha ai.

Kjo Aleancë ka theksuar edhe se kryeministri Rama nuk organizon konferenca për media dhe varet nga stacioni i tij televiziv ERTV për të shpërndarë tone të deklaratave të tij për mediat dhe se “intervistat jepen vetëm për gazetarë të caktuar, duke shërbyer si mburojë për kryeministrin dhe ministritë tjera që të mos përballen me pyetje sfiduese”.

Kryeministri Rama, ka fituar një mandat të tretë të krye të Qeverisë së Shqipërisë dhe kabineti i tij është betuar javë më parë. Kabineti i mandatit të tretë qeverisës të socialistëve përbëhet nga 15 ministri, nga të cilët katër ministra pa portofol. Dymbëdhjetë ministri do të drejtohen nga gratë dhe tri tjera nga burrat.

Paraardhëse

Lulzim Basha i ngatërroi emrin, Florjan Binaj bën komentin epik: Gjuha shkon ku dhemb dhëmbi

Pasardhëse

Qumështi apo kosi? Cili është më i mirë për mëngjes

Pasardhëse

Qumështi apo kosi? Cili është më i mirë për mëngjes

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.