• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Paralajmërimi i Bashës: PD do të thërrasë protesta më të mëdha siç nuk ka njohur ky vend

8 October, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
28
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, deklaroi se protesta e organizuar pak ditë më parë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, duke theksuar se ajo ishte thirrur nga qytetarët.

Mes të tjerash, Basha tha se PD nuk fshihet, ka thirrur dhe do thërrasë protesta. Madje Basha paralajmëroi se PD do të thërrasë protesta edhe më të mëdha më të mëdha, siç nuk ka njohur ky vend.

“E keni parë pjesëmarrjen e PD në protestë. Jo si politikanë, por si qytetarë. Keni parë dhe korrigjimin e bërë në njoftimin e një ambasade e të një vendi partner. Kur thërrasim protesta, nuk fshihemi pas askujt. Ne do të thërrasim protesta më të mëdha siç nuk ka njohur ky vend.

Nuk është çështje partie, por kombëtare, qytetare. Ne jemi të lumtur që qytetarët kanë nisur aktivizimin. Çdo akt provokativ do të bëjmë gjithçka për ta shmangur, pasi nuk ishim ne që e çuam atë flamur atje. Ne do të mbështesim me çdo mënyrë dhe formë. Për këtë mos të keni as më të voglin dyshim. Në fushën e ligjit, teknologjisë dhe informacionit, integrimin europian, PD disponon potencialet njerëzore, profesionale, ekspertët më të mirë,” tha ai.

Ndër të tjera, Basha u pyet për një frazë që ai përdori se; “Politikani duhet të mbajë përgjegjësi politike”, duke e lidhur me situatën brenda PD, nëse ai duhet apo jo të mbante përgjegjësi.

“U çudita që zgjati ka shumë. Kjo konferencë dhe ky komunikim ka të bëjë me diçka që lidhet me qytetarin, me familjen e tyre, me bukën e gojës, që përbëjnë 30% të atyre që nuk kanë bukën e gojës. Sot kam vendosur që mos të lejë asnjë padron tuajin, që të marrë peng këtë diskutim, jetik për shqiptarët. E kemi diskutuar më parë dhe më vonë do e diskutojmë,” u shpreh  Basha.

Po ashtu, gazetarët e pyetën Bashën për qëndrimin e PD për rritjen e çmimit të energjisë, ku lideri demokrat sqaroi dhe pikën e planin të rimëkëmbjes për subvencionimin.

“Qëndrimi politik ka qenë i qartë. Sa herë që kemi folur për energjinë. Do jetë në arkivat e televizionit tuaj dhe të portalit. Subvencionimi ka të bëjë me kategoritë në nevojë, me atë çmim që ka qenë i parritur dhe jo me atë që ai do të rrisë. Po bëjnë hesapet me Ardin, tigrin. Gropën e kanë gërmuar, tani do e mbushin. Jemi kundër rritjes, nëse jam i qartë“, kështu u shpreh Basha.

Paraardhëse

Opinionist te “Big Brother” me xhaketë 1.000 dollarë, Arbër Hajdari reagon për akuzat: Edhe unë kam jetën time

Pasardhëse

Nano lëshon gjuhën keq: Berisha po vdes politikisht, po e pret pjesa më e pagdhendur e shoqërisë

Pasardhëse

Nano lëshon gjuhën keq: Berisha po vdes politikisht, po e pret pjesa më e pagdhendur e shoqërisë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.