• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Shëndet

Përmirëson funksionet e trurit, sistemin tretës dhe ekuilibrat hormonalë, zbuloni vlerat shëndetësore të gjethes së kësaj bime

2 October, 2021
në Shëndet
0
76
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gjethet e mentes konsiderohen si një barishte aromatike për pije të caktuara ose për qetësimin e stomakut. Në të vërtetë, gjethet e mentes ofrojnë një pasuri të madhe vlerash, mineralesh, vitaminash dhe përfitimesh shëndetësore që shkojnë përtej qetësimit të stomakut.

Studimet shkencore, kanë konfirmuar se gjethet e mentes përmirësojnë funksionet e trurit, përmirësojnë shëndetin e sistemit tretës dhe rivendosin ekuilibrat hormonalë.

Përfitimet që merr organizmi nga gjethet e mentës:

Përmirësimi i shëndetit të sistemit tretës

Menteja ka aftësi qetësuese për stomakun, falë përmbajtjes së mentolit që qetëson muskujt në këtë sistem. Menteja është veçanërisht e mirë për njerëzit që vuajnë nga sindroma e zorrës së irrituar. Ky problem manifestohet me dhimbje abdominale, konstipacion, diarre, të përziera, fryrje dhe kontraktime.

Kundër të ftohurës

Mentoli është përbërës i shumë medikamenteve kundër të ftohurës. Ai besohet të ketë aftësi të zhbllokojë rrugët e frymëmarrjes gjatë të ftohurës dhe të përmirësojë frymëmarrjen në përgjithësi. Menteja si barishte rekomandohet të përdoret për të zbutur simptomat e të ftohurës.

Higjiena e gojës

Gjethet e mentes largojnë erën e keqe të gojës por edhe mikrobet dhe bakteret që gjenden aty. Ju mund të përtypni disa gjethe ose mund të pini çaj menteje dhe nenexhiku për të përmirësuar higjienën dentare.

Funksionet e trurit

Studimet shpjegojnë se aroma e mentes mund të përmirësojë fuqinë e trurit dhe aftësitë e tij. Kjo aromë që vërehet tek menteja dhe nenexhiku apo barishtet e tjera të të njëjtës familje përmirësojnë kujtesën dhe vëmendjen. Disa studime të tjera, thonë se aroma e mentes apo nenexhikut largon lodhjen dhe ankthin por edhe stimulon sistemin nervor qendror.

Mente për tretjen

Problemet me tretjen shkaktojnë kaos në organizëm. Ato shoqërohen me simptoma si urthi, të përzierat dhe dhimbjet abdominale. Studimet thonë se vaji esencial i mentes dhe nenexhikut përshpejton eliminimin e mbetjeve ushqimore nga stomaku dhe përmirëson tretjen. Përdorimi i këtij vaji vërehet në shumë raste serioze të problemeve me tretjen. Menten ju mund ta përdorni në shumë receta të ndryshme dhe jo vetëm në çaj.

Ndonëse ajo mund të konsumohet në sasi të vogla, menteja dhe simotrat e saj janë burime të mira të vitaminës A, hekurit dhe manganit. Në mjekësinë popullore kineze, gjethet e mentes janë të dobishme për shëndetin e mëlçisë, mushkërive dhe sistemin tretës. Menten mund ta mbillni në shtëpi njësoj si bimët e tjera si borzilok, majdanoz etj. Farat ose fidanët i gjeni në tregun e fshatarëve.

Përgatitja e çajit:

Në 250 mililitra ujë të vluar hidhni 5-6 gjethe mente. Pasi të ziejë hiqeni nga zjarri dhe mbulojeni enën me një kapak për 5-10 minuta. Mund ta pini të ngrohtë ose të ftohtë, duke i shtuar mjaltë sipas dëshirës.

Paraardhëse

“Air Albania” pritet “zjarr”, Shqipëria “presion” Polonisë me tifozë

Pasardhëse

Britania synon zbutjen e krizës me karburante përmes ushtrisë

Pasardhëse

Britania synon zbutjen e krizës me karburante përmes ushtrisë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.