• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Pas marrëveshjes së Kurtit, KFOR merr në dorë kufirin: Do të luajmë rol themelor për të siguruar zbatimin e paktit të arritur në Bruksel

2 October, 2021
në Kosovë, Kryesore, Politikë
0
21
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Arritja e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, në lidhje me reciprocitetin e targave dhe shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, është parë si një humbje e kontrollit të Republikës së Kosovës në pikat kufitare me Serbinë, një perceptim i tillë është shtuar edhe më tepër pas deklaratës së bërë dje nga zëdhënësja e misionit ushtarak të NATO-s në Kosovë, KFOR, Oana Lungescu. Në një deklaratë për shtyp, ajo tha se KFOR do të luajë një rol themelor, për të siguruar zbatimin efektiv të marrëveshjes. Sipas marrëveshjes së nënshkruar të enjten në Bruksel e cila do të nisë zbatimin ditën e sotme, Njësitet speciale policore të vendosura në pikëkalimet e përbashkëta kufitare në Jarinje dhe Bërnjak do të largohen bashkë me barrikadat e vendosura nga protestuesit serbë.

“Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR do të angazhohet në këto dy pika në Jarinjë dhe Bërnjak, para nisjes së tërheqjes të zyrtarëve policorë dhe barrikadave, dhe do të mbetet aty për dy javë për të garantuar sigurinë”, thuhet në marrëveshje.

“NATO-ja vazhdon të mbështesë fuqishëm dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe përpjekjet e tjera që synojnë normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës. Kjo është rruga e vetme drejt arritjes së një marrëveshjeje të qëndrueshme politike për rajonin dhe është kyçe për stabilitetin e të gjithë rajonit”, është shprehur Lungescu.

Ajo njoftoi gjithashtu edhe një takim mes Sekretarit të Përgjithshëm të Traktatit të Atlantikut të Veriut, Jens Stoltenberg dhe përfaqësuesit special të Bashkimit Europian në lidhje me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak. Takimi është zhvilluar më tej gjatë ditës së djeshme, ndërsa temë e diskutimit ka qenë marrëveshja e arritur në Bruksel nën drejtimin e zotit Lajçak. Në deklaratën e lëshuar nga NATO, thuhet se Stoltenberg ka thënë se mirëpresin marrëveshjen e fundit mbi shtensionimin e situatës në veri të Kosovës dhe rrugën për të ecur para, të arritur mes Prishtinës dhe Beogradit, në kuadër të Dialogut Prishtinë-Beograd të lehtësuar nga BE-ja.

“Misioni ynë i KFOR-it luan një rol thelbësor për të siguruar zbatimin efektiv të kësaj marrëveshje, dhe NATO mbetet fuqimisht e përkushtuar ndaj stabilitetit të rajonit të Ballkanit Perëndimor. NATO mbështet fuqimisht Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, dhe përpjekjet e tjera që synojnë normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit, si rruga e vetme drejt arritjes së një marrëveshjeje të qëndrueshme politike, dhe stabilitetit për rajonin”, thuhet në njoftimin e NATO-s Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg vlerësoi bashkëpunimin NATO-BE lidhur me Kosovën si një shembull i shkëlqyer i partneritetit strategjik midis dy organizatave.

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç ka dhënë ditën e djeshme një tjetër interpretim të marrëveshjes, shumë të ndryshëm nga ajo që është servbirur nga pala kosovare. Në një takim me ambasadorin rus në Serbi, mbi dialogun në Bruksel dhe takimin e radhës atje, Petkoviç pretendon se Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës do të fillojnë tërheqjen nga veriu 24 orë më herët se fillimi i implementimit të marrëveshjes.

“Tërheqja e Njësive Speciale fillon 24 orë para zbatimit të marrëveshjes sepse Njësia Speciale nuk ka çfarë të kërkojë në veri të Kosovës. Gjëja më e rëndësishme është që do të largohet ROSU, dhe do të vjen KFOR-i, gjë që forcon rezolutën 1244. Dhe ajo që është veçanërisht e rëndësishme për njerëzit tanë është targat KM (Mitrovica e Veriut sipas Serbisë) nuk do të hiqen që është e rëndësishme për lirinë e lëvizjes”, ka shtuar tutje Pektoviç.

Më tej ai theksoi se ishte arritur një marrëveshje e kënaqshme, dhe se marrëveshja e re do të zbatonte atë që ishte rënë dakord në vitin 2016, që do të thotë se nuk mund të ketë më asnjë të ashtuquajtur reciprocitet, por përmbushje të marrëveshjes. Ai nënvizoi se fakti që përmbushja e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani në Bruksel fillon me marrëveshjen e djeshme ka një rëndësi të veçantë.

“Pas marrëveshjes për targat, kjo do t’i referohet kryesisht formimit të Asociacionit të komunave serbe në Kosovë. Komunat serbe, të cilat do të jenë tema e parë e takimit të ardhshëm në Bruksel”, ka sqaruar Petkoviç.

Paraardhëse

Arben Meçe zbulon planin e vërtetë që ka përgatitur Sali Berisha

Pasardhëse

Komisioni Europian rrëzon zërat për rikthimin e vizave: Shqipëria vijon të përmbushë kërkesat e Brukselit

Pasardhëse

Komisioni Europian rrëzon zërat për rikthimin e vizave: Shqipëria vijon të përmbushë kërkesat e Brukselit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.