• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rama dhe Vuçiç anulojnë pjesëmarrjen në konferenën e nesërme në Novi Sad

28 September, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
63
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pavarësisht raportimeve, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç nuk do të flasin në konferencën e nesërme që shënon përvjetorin e dytë të themelimit të Mini-Schengenit, që së fundi u quajt Ballkani i Hapur. Gazeta “Danas” raporton sot se Rama dhe Vuçiç e kanë anuluar pjesëmarrjen e tyre në konferencën që do të mbahet në Novi Sad. Pretendohet se një ndryshim i tillë ndodhi “në minutën e fundit”.

Sipas informacioneve jozyrtare në të cilat raporton media serbe, është planifikuar që kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç të flasë me pjesëmarrësit e të ashtuquajturit forum drejtues në vend të Vuçiçit, ndërsa kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, pjesëmarrja e të cilit gjithashtu u njoftua më herët, do të flasë përmes video-lidhjes.

Konferenca dy-ditore “Ballkani Perëndimor, një rajon, një treg – një hap drejt tregut të përbashkët të BE-së” po mbahet sot dhe nesër në Novi Sad të Serbisë.

Organizatorët e kësaj ngjarjeje janë Fondi për Çështjet Evropiane i Vojvodinës, Fondacioni Konrad Adenauer dhe Forumi Rajonal i Liderëve të Rinj.

Fillimisht ishte planifikuar që Rama, Vuçiç dhe Zaev të flisnin nesër në të ashtuquajturin panel udhëheqës, si dhe t’u drejtoheshin mediave më pas.

Kjo ngjarje po mbahet në përvjetorin e krijimit të nismës së Schengenit të Vogël për bashkëpunim ekonomik në Ballkan, takimi i parë i të cilit u mbajt në vitin 2019 në Novi Sad.

Nisma bashkoi në një qëllim Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Danas” shkruan se nuk ishin në gjendje të zbulonim nga përfaqësuesit e autoriteteve serbe dhe shqiptare se pse Rama dhe Vuçiçi e anuluan pjesëmarrjen.

Qarqet diplomatike spekulojnë se ndryshimi mund të lidhet drejtpërdrejt me tensionet aktuale në Kosovë.

Kryeministri shqiptar e vizitoi dje Kosovën, nga ku dërgoi kritika të qarta ndaj Beogradit zyrtar, dhe shprehu mbështetjen e plotë për autoritetet kosovare.

Rama në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ndër tjerash, tha se Kosova ka plotësisht të drejtë në lidhje me vendosjen e reciprocitetit të targave me Serbinë, dhe theksoi se zgjidhja e problemit është dialogu.

“Në radhë të parë është Serbia që duhet ta njohë këtë realitet të pakthyeshëm dhe është për të ardhur keq që në vend të përparimit konkret të dialogut dhe çlirimit nga e shkuara, sot jemi dëshmitarë të manovrave teatrale të ushtrisë së Serbisë në kufirin me shtetin sovran të Kosovës. Ato manovra nuk i mbrojnë në fakt qytetarët në veri të Kosovës, siç pretendohet nga udhëheqja e Beogradit zyrtar, madje edhe nga disa fantazma gjeneralësh të ushtrisë së mundur në fushën e luftës më shumë se 20 vjet më parë që sikur kanë dalë nga varri me pretendimin që po mbrohet integriteti dhe siguria e qytetarëve serbë në Kosovë. Fakti është se qytetarët serbë në Kosovë jetojnë të pa kërcënuar nga askush, madje iu paguhen edhe faturat e energjisë elektrike nga Qeveria këtu, si askujt askund jo vetëm në Ballkan, por edhe në botë”, – deklaroi Rama.

Paraardhëse

“Do ta shikojë Sali Berishën prapa hekurave”, Frrok Çupi bën veprimin e papritur në mes të emisionit

Pasardhëse

Salsiçet kanë proteina por zbuloni arsyet përse nuk duhet ta teproni

Pasardhëse

Salsiçet kanë proteina por zbuloni arsyet përse nuk duhet ta teproni

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.