• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Nuk vë më baste për datën”, kryeministri Rama e thotë troç në sy të Presidentes së KE-së

28 September, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
122
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me Presidenten e KE, Ursula von der Leyen, u shpreh sërish se anëtarësimi i Shqipërisë në BE nuk varet më prej tyre.

Rama theksoi se vendimi për mbledhjen e konferencës së parë ndërqeveritare po mbahet peng nga një shtet i tretë, që ka inate me një shtet që është në pritje për t’u anëtarësuar, duke nënkuptuar këtu Maqedoninë e Veriut. Rama nënvizoi se detyra e Shqipërisë tanimë është që të presë me qetësi dhe të vijojë përpara me punët e mira.

“Presidentja e tha dhe më parë dhe e përsëriti që ka objektiv që para përfundimit të vitit të kryhet më në fund konferenca e parë ndërqeveritare ku Shqipëria të fillojë formalisht negociatat për anëtarësim. Sa më takon mua, e kam thënë dhe më parë dhe e përsëris, nuk vë bast më për asnjë datë, për asnjë afat dhe pres me qetësinë e plotë si në rastin kur ndodh dhe rastin kur nuk ndodh.

Jemi përgatitur disa herë për dasmë dhe krushqit nuk janë paraqitur. Ne do bëjmë me vepra deklaratat e dashurisë, se kur ndodh dasma e kanë në dorë krushqit, është e qartë, ne kemi në dorë të bëjmë punën tonë dhe punën tonë e bëjmë jo sepse na imponon Brukseli, Parisi apo Evropa e Bashkuar, por sepse na imponon e ardhmja e fëmijëve tanë. Jemi me fat që gjendemi në qendër të Evropës. Është bekim për fëmijët tanë që rriten në mes të këtij kontinenti dhe një mur na ndan nga hapësira më e mirë që është BE. Ky është fati ynë, bekimi ynë dhe do të vijojmë të shfrytëzojmë dijen e BE, eksperiencën e saj, mbështetjen e BE, përmes procesit.

Më pas, hapen nuk hapen, mbyllen nuk mbyllen konferencat dhe kapitujt kjo është çështje e BE, më saktë s’është e komisionit, por e këshillit, më saktë s’është e këshillit, por një anëtari të BE, që gdhihet me inat me një tjetër dhe merr peng e një të tretë e kështu me radhë vazhdon kjo histori. Komisioni Evropian, mendojnë që Shqipëria e ka bërë detyrën e vet në raport me BE, në raport me vetveten dhe të ardhmen kemi shumë gjëra për të bërë e nuk duhet të humbasim durimin e shpresën, por duhet të vazhdojmë përpara”, – tha Rama.

Paraardhëse

Konferencë e përbashkët mes Edi Ramës dhe Presidentes së KE-së, Ursula Von der Leyen jep lajmin fantastik: Do investojmë 600 mln euro

Pasardhëse

Gjykata e Lartë mori vendimin për çështjen e tij, reagon Saimir Tahiri dhe zbulon lëvizjen e radhës

Pasardhëse

Gjykata e Lartë mori vendimin për çështjen e tij, reagon Saimir Tahiri dhe zbulon lëvizjen e radhës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.