• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Gjekamrkaj reagon pas deklaratave të ambasadores Kim: Ky është një lajm i keq për Ramën

25 September, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
31
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj deklaron se mesazhet e ambasadores Yuri Kim pas takimit me Bashën janë shpresëdhënëse për demokratët dhe një lajm i keq për Edi Ramën. Për Gjekmarkajn tashmë nuk ka dy të vërteta për një çështje dhe se anëtarësia e PD duhet të përballet me të vërtetën e cila mund të jetë e dhimbshme, por e vetme.

Deputeti thekson se tashmë PD i rikthehet fuqishëm aleancën me SHBA dhe në sintoni me të do i japë ndryshimin vendit. Për më tepër Gjekmarkaj kujton rastin e rënies së qeverisë së Gruevskit në Maqedoninë Veriut teksa komenton se autoritarizmi i tij ishte shumë solid, por me mbështetjen e ndërkombëtarëve Zaev arriti ta thyejë.

Postimi i plotë:

“Mesazhi i Ambasadores Kim dhe nevoja për të parë të vërteten në sy!
Dje e sapo kthyer nga Uashingtoni Ambasadorja Juri Kim trokiti në derën e Lulzim Bashes. Mesazhet e saj ishin të forta, të pazakonta , mbresëlënëse dhe shpresëdhënëse për PD e cila po kalon ditë të vështira dhe emocionale. SHBA nëpërmjet zërit të Zonjës Kim deklaruan mbështetje për PD dhe vendimet e Bashes madje dhe gatishmëri për të festuar fitoren e PD në zgjedhje. PD, trupa drejtuese e kryesisht anëtarësia e saj duhet të përballen me të vërteten e cila është e dhimbshme por dhe e vetme! Nuk ka dy të vërteta për një çështje. Nuk kishte një tjetër shteg nga ku mund të kalonte PD dhe Kryetari i saj. Ambasada e SHBA ktheu mbrapsht çdo aludim për dëmtim të demokracisë në PD me ndërhyrjet e saj duke e konsideruar atë fyes.

PD sot i është rikthyer fuqishëm aleancës historike e strategjike me SHBA jetike kjo për cilësinë e demokracisë në këtë parti dhe në vend, por mbi të gjitha jetike për të çmontuar kapjen e shtetit në çdo qelizë nga pushteti mafioz i Edi Rames.

Deklaratat e mbështetjes totale që PD mori dje nga Yuri Kim janë lajmi më i keq për Edi Ramen dhe urdinë e tij që i shkon nga pas në këto tetë vjet. Ne e dimë si u çmontua neodiktatura e Gruevskit në mandatin e saj të tretë me mbështetjen e ndërkombëtareve, të cilët i lëshuan në dorë dhjetëra “bomba” Zoran Zaevit me të cilat e shkërmoqi çdo tullë autoritarizmi që dukej aq solid nga jashtë.

Mos harroni që Edi Rama bëri masaker zgjedhore ! Mos harroni që 85 mijë vota dolën të pavlefshme dhe pos kësaj diferenca e tij në vota me Opozitën është vetëm 37 mijë. Ky është një pushtet ilegjitim i cili i ka rrënjët në kënetën e krimit dhe të trafikut. Mos mendoni që demokracitë perendimore e tolerojnë pafund korruptimin e demokracisë në vendin tonë anëtar i NATO-s.

Gjëndja e krijuar në PD është pasojë e vendimit të marrë nga SHBA dhe spostimi i fokusit mbi probleme të tjera është artific që nuk i përgjigjet realitetit!

Çdo lëvizje sado e mbeshtjellë me zhargon tjetër në thelb ofron konflikt me SHBA-të. Shumë prej atyre që po kritikojnë Bashen të cilët kanë patur karriere të gjatë më shumë seç duhet në PD, për zgjedhjen e tij të kushtëzuar dikur himnizonin çdo qëndrim a deklaratë të Ambasadës në funksion të raportit antagonist që kishin me Bashen.

Sot e injorojnë si realitet a thua se nuk ka ndodhur apo nuk ekziston qëndrimi i tyre! Në çdo debat nuk e zënë me gojë vendimin Amerikan dhe cila ishte zgjidhje për të ndërsa gjykojnë vendimin e Bashes duke u kapur tek forma dhe jo thelbi.

Mblidhen e flasin duke mos zënë me gojë vendimin ultimativ të SHBA për Sali Berishen të cilin nuk ka kellqe askush ta komentojë. Sido që na është dukur i gabuar dhe i padrejtë ai është vendimi i tyre të cilin ne nuk e negociojnë dot! Ai mund të refuzohet vetëm me koston e shndërrimit të PD në një parti antiamerikanë!

Çdo forme tjetër është hipokrizi dhe benzinë në zemërimin e Sali Berishes.

Personalisht persa me takon i jam bashkuar vonë formalisht PD paçka se prej vitesh kam mbështetur kauzat e saj opozitare dhe të së djathtës në përgjithësi, por do preferoja ta shihja përsëri veten jashtë saj nëse ajo perceptohet si antiamerikane nga vetë SHBA-të, sepse nuk mjafton ajo çka mendojmë ne për veten.

Ky nuk është nënshtrim as servilizem por interes madhor i PD dhe vendit tonë në optiken time. Përtej kësaj ndjesie jam i bindur që shumë shpejt PD do të kalojë këtë traumë dhe në sintoni me aleatet strategjikë SHBA në krye do ti japë këtij vendi ndryshimin duke e çliruar nga tirania e zgjedhjeve të vjedhura , banaliteti i korrupsionit dhe mecenati i krimit!”-shprehet Gjekmarkaj.

Paraardhëse

E quajti budalla, Kurti i përgjigjet ministrit serb: Ke qenë zëdhënës i partisë së gruas së Milloshevicit

Pasardhëse

A janë “shkrirë akujt” me Ramën? Flet Ditmir Bushati: Partitë politike nuk janë prona private

Pasardhëse

A janë “shkrirë akujt” me Ramën? Flet Ditmir Bushati: Partitë politike nuk janë prona private

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.