• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Shëndet

Si të luftoni lodhjen që shkaktohet nga anemia? Ja ushqimet që duhet të konsumoni

25 September, 2021
në Shëndet
0
43
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Lodhja është një nga simptomat më të zakonshme të anemisë. Ajo ndodh për shkak se organet jetësore nuk marrin mjaftueshëm oksigjen në mungesë të rruazave të kuqe të gjakut. Anemia që vjen si pasojë e mungesës së hekurit është një nga format më të përhapura të sëmundjes.

Përveç mungesës së oksigjenit, sipas të dhënave të AgroWeb.org, trupit i duhet të punojë më fort për të prodhuar energji. Nëse në trup mungon hekuri, nuk do të ketë mjaftueshëm rruaza të kuqe të cilat transportojnë oksigjen. Rreziqet e lodhjes së vazhdueshme për organizmin

Lodhja, drobitja dhe plogështia kanë një ndikim të fortë në organizëm. Anemia mund të nxisë sindromën e lodhjes kronike, e cila e përball trupin me një barrë të rëndë. Pasojat ndihen tek imuniteti që në fillim.

Gjumi bëhet i vështirë, koka dhemb ndërkohë që tensioni bie. Lodhja ndikon edhe tek përqendrimi dhe aftësitë e mendjes. Si të trajtoni lodhjen si pasojë e anemisë.

Kërkimet shkencore, të cilave u referohet AgroWeb.org, kanë treguar se transfuzioni i rruazave të kuqe të gjakut është një mënyrë e mirë por e kushtueshme për të trajtuar lodhjen.

Një tjetër alternativë është terapia intravenoze me tretësira të pasura me hekur. Terapi të tilla bëhen në rastet kur anemia është shumë e rëndë. Raste më të lehta të anemisë mund të trajtohen nëpërmjet suplementëve të hekurit të cilat jepen nga mjeku.

Njerëzit e rrezikuar nga anemia duhet të konsumojnë ushqime të pasura me hekur dhe të marrin mjaftueshëm vitaminë C. Kjo e fundit e ndihmon organizmin të përthithë sa më shumë hekur.

Përveç pakësimit të kafesë, sheqerit dhe alkolit, mjekët rekomandojnë edhe shmangien e çajit të zi që pengon përthithjen e hekurit. Dehidratimi luan rol përkeqësues të lodhjes, ndaj duhet të pini ujë rregullisht gjatë ditës.

Aktiviteti fizik është i rëndësishëm për rigjenerimin e rruazave të kuqe, ndaj ju duhet të bëni ecje të shpejta ose të shkoni në palestër.

Një ushqyerje e shëndetshme dhe një gjumë i plotë janë gjithashtu të rëndësishëm për shëndetin e një personi që vuan nga anemia dhe jo vetëm.

Paraardhëse

Kryeministri Rama tregon projektin e qeverisë së tij në mandatin e tretë: Do të vazhdojmë përpjekjet për ta transformuar Shqipërinë

Pasardhëse

Ylli Manjani thumbon ashpër ambasadoren amerikane: Refuzoj të besoj atë që thotë ministresha e propagandës

Pasardhëse

Ylli Manjani thumbon ashpër ambasadoren amerikane: Refuzoj të besoj atë që thotë ministresha e propagandës

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.