• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Vuçiq: Kërkojmë tërheqjen e të gjitha trupave nga veriu

21 September, 2021
në Aktualitet, Botë
0
57
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i është drejtuar publikut serb pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Beograd. Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiq tha se Serbia kërkon tërheqjen e të gjitha trupave që po qëndrojnë në veri të Kosovës si dhe një përgjigje urgjente nga BE -ja për situatën. Vuçiq tha se ai e mori një propozim për zgjidhjen e situatës në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak dje, por se e refuzoi atë propozim, duke e quajtur poshtërues për Serbinë.

Në fillim të fjalimit të tij para publikut, Vuçiq foli për situatën në ushtrinë serbe, si dhe në Ministrinë e Brendshme. Kreu serb tha se ndër tjerash u analizua armatimi i ushtrisë dhe policisë.

Vuçiq e quajti aksion kriminal, pozicionimin e forcave speciale policore në pikat kufitare në Jarinje e Bërnjak për ta mbikqyrur zbatimin e vendimit të fundit të Qeverisë për reciprocitetin në çështjen e targave të automjeteve.

“Diskutuam për situatën në Kosovë e Metohi, veçanërisht pas aksionit kriminal të Prishtinës dhe inkursionit të gjashtë në veri të Kosovës dhe Metohisë, me përdorimin e automjeteve të blinduara, armëve të gjata dhe ngacmime të qytetarëve”, tha Vuçiq.

“Ne kemi arritur në përfundime, Serbia do të vazhdojë të këmbëngulë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë së plotë për serbët në Kosovë dhe Metohi. Deklaratat në të cilat ata na barazojnë dhe thonë se të dy vendet janë fajtore, janë të papërshtatshme”, deklaroi Vuçiq.

Tutje, ai tha se dje mori një propozim për, siç tha ai “zgjidhje kompromisi” për këtë çështje.

“Unë e refuzova sepse nuk është kompromis dhe sepse e kthen Serbinë prapa. Shkurt – është një zgjidhje që përmban 70% të asaj që shqiptarët kishin ndërmend të bënin, në mënyrë që të harrohej kjo”, tha presidenti serb.

“Unë thjesht refuzova sepse jam lodhur nga politika e aktit të përfunduar dhe sepse ju nuk mund ta bëni këtë”, shtoi Vuçiq.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Serbi morën pjesë ministrat Nebojsha Stefanoviq, Aleksandar Vulin, si dhe shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviq dhe kretori i BIA-s, Bratislav Gasiq.

Paraardhëse

Përçahet PD, Bujar Nishani sulmon Lulzim Bashën: Krah Ramës po mjeron shqiptarët

Pasardhëse

Bashës ‘i hyn frika’, bën lëvizjen e papritur pas nismës së Sali Berishës

Pasardhëse

Bashës ‘i hyn frika’, bën lëvizjen e papritur pas nismës së Sali Berishës

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.