• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Zgjedhjet në Rusi, opozita hedh akuza, pritet fitorja e partisë së Putin

19 September, 2021
në Botë, Kryesore
0
25
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Aktivistët opozitarë rusë kanë shtuar ankesat se janë duke u heshtur në platformat digjitale, në ditën e fundit të zgjedhjeve parlamentare në Rusi. Në tri ditë sa janë mbajtur zgjedhjet, ka pasur raportime për një mori parregullsish, duke përfshirë mbushjen e kutive me vota dhe votim të detyrueshëm.

Komisioni zgjedhor ka hedhur poshtë këto ankesa, duke thënë se janë pjesë e fushatave të financuara mirë nga jashtë. Partia e presidentit rus, Vladimir Putin, Rusia e Bashkuar, pritet të mposhtë me lehtësi 13 parti tjera që po marrin pjesë në procesin zgjedhor.

Qendrat e votimit për zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale janë hapur të premten dhe do të mbyllen të dielën në orën 20:00, sipas orës lokale. Votuesit janë duke zgjedhur 450 ligjvënës për parlament në Moskë, dhe një numër i qyteteve kanë prezantuar votimin elektronik.

Mirëpo, për herë të parë prej vitit 1993, vëzhguesit zgjedhorë nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, nuk do të jetë prezentë në këtë proces, për shkak të kufizimeve që kanë vënë autoritetet ruse. Grupi i pavarur për vëzhgim Golos – të cilin autoritetet ruse e kanë shpallur “agjent të huaj” – ka thënë se ka vërejtur më shumë se 2,750 raportime për abuzime me vota.

Zëdhënësi i Kremlinit ka hedhur poshtë pretendimet se njerëzve është duke iu bërë presion për të votuar. Në disa pjesë në lindje të Ukrainës, të kontrolluara nga separatistët e mbështetur nga Rusia, banorët me shtetësi ruse janë duke u lejuar që të votojnë, dhe disa kanë kaluar kufirin për të votuar në qendrat ruse.

Ndërkohë, është shtuar zemërimi pasi gjigantët teknologjikë, Apple dhe Google kanë larguar nga platformat e tyre aplikacionin Smart Voting, i cili sipas liderit opozitar rus, Aleksei Navalny, u ka treguar përdoruesve se cilët kandidatë mund të rrëzojnë nga pushteti kandidatët e partisë në pushtet.

Autoritetet ruse kanë kërcënuar këto dy kompani me gjoba të mëdha nëse refuzojnë ta largojnë aplikacionin, duke thënë se një vendim i tillë do të konsiderohet ndërhyrje në zgjedhje. Aleati i Navalnyt, Leonid Volkov ka akuzuar gjigantët teknologjikë se janë “zhytur nën shantazhin e Kremlinit”.

Paraardhëse

Mitsotakis e mohoi një javë më parë, Erdogan: Do të takohemi në New York, të shohim sa i ndershëm është

Pasardhëse

Zbulohet se sa i pasur është në të vërtetë Samir Mane

Pasardhëse

Zbulohet se sa i pasur është në të vërtetë Samir Mane

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.