• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

“Krizë serioze”, Franca: SHBA-ja dhe Australia “gënjyen” për paktin e ri të sigurisë

19 September, 2021
në Botë, Kryesore
0
45
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, ka akuzuar Australinë dhe Shtetet e Bashkuara se kanë gënjyer për një pakt të ri të sigurisë, që ka nxitur Parisin t’i thërrasë për konsultime ambasadorët e tij në këto shtete.

Ministri Le Drian ka akuzuar shtetet edhe për “shkelje të madhe të besimit”. Marrëveshja, e njohur si Aukus, ka rezultuar me anulim të një marrëveshjeje disa miliarda dollarë që Franca ka nënshkruar me Australinë.

Kryeministri australian, Scott Morrison, ka thënë se ai ka vepruar sipas interesave kombëtare të shtetit të tij. Ai ka insistuar se Qeveria franceze “ka pasur secilën arsye të di se ne kemi pasur shqetësime të thella” se marrëveshja në vlerë të 37 milionë dollarëve, e nënshkruar në vitin 2016, “nuk do të përmbushte interesat tanë strategjikë”.

“Natyrisht se është çështje e zhgënjimit të madh për Qeverinë franceze, andaj e kuptoj zhgënjimin e tyre”, ka thënë ai.

“Por në të njëjtën kohë, Australia, sikurse secili komb sovran, duhet të marrë vendime që janë në interesin tonë kombëtar”.-tha ai.

Aleanca, e njohur si Aukus, në të cilën përfshihet edhe Mbretëria e Bashkuar, do t’i mundësojë Australisë që të ndërtojë nëndetëse me kapacitet bërthamor, si mënyrë për t’u përballur me ndikimin e Kinës në Detin e Kinës Jugore.

Franca është informuar nga aleanca vetëm disa orë pasi është bërë njoftimi zyrtar. Në një intervistë për televizionin France 2, Le Drian ka thënë se ekziston “krizë serioze” në mes të aleatëve.

“Fakti që për herë të parë në histori të marrëdhënieve në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Francës, ne jemi duke thirrur ambasadorët tanë për konsultime, është akt politik serioz, që tregon shkallën e krizës që ekziston mes shteteve tona”, ka thënë ai për France 2.

Ai ka thënë se Franca nuk sheh “nevojë” për të thirrur ambasadorin që ka në Mbretëri të Bashkuar, pasi ka akuzuar këtë shtet për “oportunizëm të vazhdueshëm”.

Kina, në anën tjetër, ka akuzuar tri fuqitë e paktit, për “mentalitet të Luftës së Ftohtë”.

Paraardhëse

Arben Malaj feston 60 vjetorin e lindjes, premton publikisht: Këto janë 3 objektivat e mia

Pasardhëse

“Qeveria që u betua dje, produkti mafioz i turpit historik të 25 prillit”, Vasili: SHBA dhe OSBE i kanë damkosur qartë

Pasardhëse

“Qeveria që u betua dje, produkti mafioz i turpit historik të 25 prillit”, Vasili: SHBA dhe OSBE i kanë damkosur qartë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.