• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Ai është si Enver Hoxha”, Milaim Zeka befason me atë që thotë për politikanin e njohur shqiptar

15 September, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
456
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Analisti Milaim Zeka, shprehet se kryeministri i Kosovës, “Albin Kurti është kopje identike e trurit të Enver Hoxhës”.

“Kurti nuk shqetësohet fare se si mendon bashkësia ndërkombëtare. Ky sillet me ta sikur Kosova të ishte fuqi e madhe ekonomike dhe politike, në kohën kur ne prodhojmë vetëm speca, domate dhe pak kastraveca. Çdo sjellje të tij me ndërkombëtarët, Kurti e bën vetëm për votat e brendshme”, – deklaroi Zeka për rubrikën ‘Ditari’.

“Albin Kurtin e njoh që kur ka qenë student. Gjatë gjithë jetës së tij politike në opozitë, ka dalë hapur kundër BE-së dhe SHBA-së. Është tallur me pakon e Ahtisarit dhe i ka nxjerrë njerëzit në rrugë për ta kundërshtuar atë, madje është tallur edhe me flamurin e Kosovës, duke e quajtur lara-lara. E gjithë karriera e tij politike është kundërshtuese ndaj çdo gjëje që i ka ardhur era shtet i Kosovës. Po sillet ende si lider i opozitës, jo si kryeministër i vendit. Ai ëndërron që të jetë lider i gjithë shqiptarëve të Ballkanit, siç ëndërronte Enver Hoxha që të ishte lider i Internacionales Komuniste të Botës”, – shtoi Zeka.

Në lidhje me konfliktin në distancë mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit në lidhje me “Open Balkan”, Zeka komentoi: “Këtë përplasje po e shfrytëzon më mënyrën më fenomenale Serbia. Edhe gjatë kohës së Luftës së Kosovës, Serbia dhe Rusia investuan shumë te mediat shqiptare, që të sulmonin UÇK-në. Mediat në Shqipëri kanë raportuar për atë luftë sikurse për luftën e Afganistanit. Tani, mediat në Kosovë po flasin me urrejtje patologjike kundër Edi Ramës. Kurti është bashkuar në këtë korin e armiqësisë së mediave, për të krijuar frymë armiqësore ndaj Shqipërisë”.

Sipas Zekës, Presidentja Vjosa Osmani “e kupton bashkësinë ndërkombëtare dhe sinjalet që dërgon kjo bashkësi në lidershipin e Kosovës, në mënyrë shumë më të mirë sesa kryeministri i Kosovës dhe ministrat e tij, të cilët stërmundojnë trurin 24 orë për të gjetur justifikime”.

“Kurti tha se do të vendoset reciprociteti me Serbinë kur të vijë drejtori i ri i doganave. Kurti është maestro për të gjetur justifikime dhe tani, duke kuptuar logjikën e Kurtit, Vuçiç e provokoi duke deklaruar sot se gjoja Serbia po i trembet shumë vendosjes së reciprocitetit. Nëse vendoset reciprociteti pa këshillimin e ndërkombëtarëve, Kosova do të izolohet edhe më shumë. Haradinaj u rrëzua nga qeveria për shkak se vendosi reciprocitetin. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me Kurtin nëse e vendos. Ju po e shikoni edhe në Shqipëri, që ambasadat po vendosin nëse do të jetë Sali Berisha apo jo në Parlament. Kosova, brenda dy muajsh, ka blerë rreth 500 milionë euro mall nga Serbia. Kështu që, të gjitha këto që përdor Kurti, i përdor për demagogji. Fatkeqësisht, ndërrimi i pushteteve në Kosovë, na ka sjellë në një qeveri që jeton në anarki. Kurti nuk ka projekte për zgjidhjen e problemeve jetike të Kosovës”, – u shpreh Zeka.

Paraardhëse

Tërmeti i fortë godet Shqipërinë, ja ku ishte epiqendra dhe sa ballë

Pasardhëse

Çfarë po thuret? LSI drejt aleancës me PSD-në! “Rikthehet’ Tom Doshi, bën thirrjen urgjente

Pasardhëse

Çfarë po thuret? LSI drejt aleancës me PSD-në! “Rikthehet’ Tom Doshi, bën thirrjen urgjente

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.