Avokati Ylli Manjani ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale. “Sinqerisht bravo i qoftë Ed Ramës që i ka mbushur mendjen këtij mileti se Ai është i dërguari i Amerikës këtu”, – shkruan Manjani, ku shton se Rama po përdor si ministre të propagandës ambasadoren e SHBA.
Postimi i Manjanit
“Sinqerisht bravo i qoftë Ed Ramës që i ka mbushur mendjen këtij mileti se Ai është i dërguari i Amerikës këtu.
I ka futur trutë e gomarit shumë prej nesh dhe, me këto tru mendohet se Amerika zyrtare ka lënë çdo punë dhe po merret me Saliun e PD; Bashën, korrupsionin dhe SPAKUn!
Amerika, sipas trurit të gomarit, nuk po merret më aq shumë me fuqitë tregëtare, energjitike e bërthamore të botës, por po merreshka me pordhët tona këtu.
S’ke ç’ti thuash tjetër, përveç se BRAVO!
Përderisa ka arritur ta përdorë si ministre të propagandës ambasadoren e SHBA, vërtetë BRAVO!” – shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post