• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Shëndet

Cilët janë më të shëndetshëm, ullinjtë e zinj apo jeshilë? Ekspertët iu japin fund dilemave

13 September, 2021
në Shëndet
0
83
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ullinjtë jeshilë apo të zinj? Cilët janë të preferuarit tuaj? Ngjyra e ullinjve shpesh përbën një faktor në përzgjedhjen e këtij fruti të rëndësishëm, si në rastin e njerëzve që janë të ndarë mes çokollatës së zezë apo asaj me qumësht.

Zgjedhja mes dy ullinjve është tërësisht personale, siç është përzgjedhja e muzikës apo parfumit, por me ullinjtë njerëzit gjithnjë anojnë ndaj atij me ngjyrë jeshile.

Ndryshimi mes ullinjve të zinj dhe jeshilë

Fama e ullinjve për vlerat mjekësore dhe ushqyese nuk është zbehur prej shekujsh. Këto fruta rriten me bollëk në Mesdhe dhe në Shqipëri por edhe në Azinë qendrore dhe Afrikë.

Ndryshimi mes ullinjve të zinj dhe jeshilë është minimal. Në fakt bëhet fjalë thjesht për nivelin e pjekjes. Ullinjtë jeshilë janë të papjekur mirë, ndërsa ato të zinj janë të pjekur tërësisht.

Një tjetër dallim mes të dyve është se ullinjtë e gjelbër duhen futur në ujë me kripë, ndërsa ullinjtë e zinj nuk kanë nevojë për tretësirë kripe.

Ullinjtë jeshilë përmbajnë më shumë vaj se ullinjtë e zinj. Ullinjtë jeshilë janë më të fortë dhe kanë më shumë lagështirë, ndërsa ullinjtë e zinj janë të thatë, por kanë shije më të butë.

Shefat e kuzhinës kanë preference të ndryshmë në përdorimin e ullinjve jeshilë ose të zinj në menutë e tyre. Shumica përdorin ullinjtë jeshilë për t’u dhënë menuve të tyre një shije pak më të hidhur.

Ullinjtë jeshilë nuk gatuhen as nuk piqen, ndërkohë që ullinjtë e zinj përdoren në gatimet me bazë mishi, sallata, pica dhe panine me brumë pice.

Ullinjtë jeshilë kombinohen me turshi, kaperi, sardele, bajame dhe speca për mbushje të ndryshme, ndërkohë që ullinjtë e zinj jo. Në aspektin e vlerave ushqyese, ndryshimi mes ullinjve jeshilë dhe atyre të zinj është gjithashtu minimal.

Përdorimet në kuzhinë

Ullinjtë jeshilë përdoren në pije alkolike siç është martini, dhe në sallata, sidomos ajo me vezë. Ato mund të hahen veçmas, por nuk gatuhen ose ngrohen kurrë sepse shija e tyre e fortë mbyt aromën e çdo përbërësi tjetër.

Ullinjtë e zinj nga ana tjetër përdoren gjërësisht për sallata, pica, makarona dhe gatime të tjera mesdhetare.

Ullinjtë e zinj mund të mos jenë origjinal të zinj

Tingëllon çuditshëm, por ashtu është. Shqipëria prodhon kaq shumë ullinj sa një fenomen i tillë falsifikimi ngjyrash nuk ndodh në vendin tonë.

Megjithatë në vende ku ulliri importohet ndodhin gjëra të çuditshme. Shija e ullinjve të zinj është e thellë, por shpesh konsumatorët e huaj kanë hasur ullinj pa shije apo aromë.

Gati të gjithë ullinjtë e zinj të importuar dhe paketuar që shiten nëpër markete, janë thjesht ullinj jeshil të ngjyrosur.

Nëse merrni ullinj të papjekur dhe i zhysni në solucione me bazë alkaline apo ujë të oksigjenuar, atëherë ato do të nxihen.

Më pas, përdoret një kimikat që rregullon ngjyrën e ullinjve përpara se ato të paketohen në tretësirë me kripë.

Etiketa e këtyre produkteve, sigurisht që nuk e përfshin këtë informacion, duke qenë se në teori bëhet fjalë për përpunim se sa thjesht një ngjyrosje.

Nëse do të përballeni me zgjedhjen mes një ulliri të rremë të zi dhe atyre të vertetë jeshil, zgjidhja është e thjeshtë, apo jo?

Paraardhëse

Ardhja e Angela Merkel në Shqipëri më 14 shtator, gazetari i Deutsche Welle zbulon detajet nga vizita e kancelares gjermane

Pasardhëse

Zbardhen detajet nga mbledhja e PS-së, çfarë porosish i dha Rama deputetëve të tij

Pasardhëse

Zbardhen detajet nga mbledhja e PS-së, çfarë porosish i dha Rama deputetëve të tij

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.